Politikë

Veliaj fiton gjyqin ndaj Jorida Tabakut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 16/06/20 |
el ida

Gjykata e Tiranës dënoi ish-deputeten Jorida Tabaku me 500 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut Veliaj. Tabaku duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Po ashtu, ajo duhet të përgënjeshtërojë deklaratat ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku paditi Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së në lidhje me çështjen e Unazës së Re.

Sipas Gjykatës së Tiranës, shpifja e Jorida Tabakut është kryer gjatë një konference shtypi, ku ajo ka deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Vetë Tabaku komentoi vendimin duke u shprehur se mori një vendim në kundërshti me provat dhe faktet që tanimë janë botërisht të njohura.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo deklaroi se shqiptarët janë dëshmitarë se si plani për Unazën e Re ishte korruptiv që në gjenezë dhe gjithashtu që qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë kanë ndryshuar planin e kalimit të lumit të Lanës për të favorizuar Edmond Begon.

Sakaq, më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se të gjitha paratë e fituara nga gjyqet për shpifje ndaj ish-deputetëve të PD, shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore./Opinion.al

Pas