Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: E sulmojnë patronazhistin sepse ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores së PS

2023/01/15 at 2:23 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: E sulmojnë patronazhistin sepse ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores së PS

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëheresh edhe drejtues politik i Qarkut të Tiranës, vlerësoi punën e të rinjve aktivistë socialistë nw festwn e 31-vjetorit te themelimit tw FRESSH-it.

Veliaj theksoi se patronazhisti sulmohet sepse në fakt, ai ka qenë aktivisti i fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit.

“Po të shohësh kundërshtarët tanë, ata sulmojnë strategjitë tona që funksionojnë më mirë. Patronazhisti është ai çuni dhe ajo goca që të vjen tek dera në kohën e pandemisë dhe i thotë një të moshuari: Urdhëro një kuti me ushqime, ja qesja e ilaçeve, a mund të ta mas tensionin? Patronazhisti ishte ai që, pas tërmetit, shkonte derë më derë dhe thoshte: për çfarë ke nevojë? Ke probleme me çatinë? Ata e sulmojnë patronazhistin sepse në fakt, patronazhisti ishte aktivisti më i shkëlqyer i fitores sonë të fundit. Ndaj, unë besoj se ne do të kemi një betejë në çdo rrugë, në çdo lagje, e derë, por do kemi dhe një betejë në çdo telefon dhe në çdo rrjet social për të treguar diferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se qytetarët shqiptarë e kanë mjaft të qartë dallimin mes PS-së dhe PD-së.

“Ju kujtoj se kur përmendim emrin e kundërshtarit, gjëja e parë që të vjen ndërmend, në çdo sondazh, është viti ’97, ku prindërit e shumë prej nesh humbën paratë e tyre; është viti ’98, kur Kryeministria sulmohej me antitank; është 21 janari, kur protestuesit vriteshin me plumba në mish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kurse kur ti përmend Partinë Socialiste dhe FRESSH-in, ti kujton vitin kur ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë; vitin kur ne jemi Qyteti Europian i Sportit 2023. Ti kujton Piramidën, kujton sheshin e ri “Skënderbej”, ti kujton aktivitetet e panumërta që patëm, për të rritur imazhin Tiranës dhe Shqipërisë, kujton Pazarin e Ri, kujton këndet e lodrave, kujton 43 shkollat e reja, kampusin e ri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, konviktet e reja të Inxhinierisë, konviktet e reja të Mjekësisë, kampusin e ri në ‘Qytetin  Studenti’, abonetë falas, kartën e studentit, konviktet me kosto të përgjysmuara. Kur ti kujton Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Forumin Rinor, ti kujton ditët më të mira të Shqipërisë, më të mirat e e gjeneratës sonë, më të mirat e organizatës sonë”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se PS është forca që i hap derën dhe i jep një mundësi çdo të riu dhe të reje për të ecur përpara dhe për të kontribuar për vendin. “Partia Socialiste është një familje e madhe, që i jep besim çdo djali dhe çdo vajze të re, që të bëhet dikushi. Përpara disa vitesh, Edi Rama dhe PS ma dha mua këtë shans. As tapetin e kuq, as derën nuk ma hapte dot një i afërmi im. Derën, mundësinë, për t’i shërbyer këtij viti dhe për të qenë në dobi të këtij qyteti ma dha Partia Socialiste e Shqipërisë. Nëse Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama i dhanë secilit një mundësi që të shkëlqejë, që të shërbejë, që të ecë përpara, ka ardhur koha që secili prej nesh t’i japë mbështetje Edi Ramës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në datën 14 maj, në zgjedhjet lokale”, deklaroi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Para
Çfarë dyshohet për kamerat në shtyllat elektrike në Shkodër

Çfarë dyshohet për kamerat në shtyllat elektrike në Shkodër

Policia rrugore: 13 të arrestuar në Tiranë. 109 gjoba për mosrespektim të tabelës “Stop”

Policia rrugore: 13 të arrestuar në Tiranë. 109 gjoba për mosrespektim të tabelës "Stop"

Mendoi të hidhej në shinat e trenit me vajzën në bark, Alma: Kisha vetëm një shishe ujë

Mendoi të hidhej në shinat e trenit me vajzën në bark, Alma: Kisha vetëm një shishe ujë

TE FUNDIT

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
24 Qershor, 2025

Presidenti Trump njofton se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti Trump...

Lexo më shumë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com