Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e përmendi në dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
“Unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën në TV”,-tha Veliaj në dëshminë e tij.
Ndërsa Kryemadhi i është përgjigjur Veliajt, duke publikuar një video të tij dhe shkruan në rrjetet sociale se ai i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak.
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”,-shkruan Kryemadhi./Opinion.al