Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë darkën e iftarit në Natën e Kadrit

2023/04/18 at 2:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj dhe Elvana Gjata shërbejnë darkën e iftarit në Natën e Kadrit

Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, kanë shërbyer mbrëmjen e djeshme iftarin e Natës së Kadrit në Qendrën Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku” në Kombinat.

Artistja shqiptare u shpreh mirënjohëse që ishte pjesë e shërbesës në natën e shenjë të besimtarëve myslimanë.

 “Faleminderit shumë, Lali Eri! Është vërtet nder për mua! Faleminderit shumë për ftesën! Zemra jote është e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu me ty sot, bashkë me motrat dhe vëllezërit tanë. Zoti ju’a pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tuaja të mira! Më vjen mirë që, ashtu siç Zoti është treguar i mirë me mua, të jem ndihmë, të jem krah për të gjithë ju që jeni këtu sot dhe shumë të tjerë”, tha Elvana Gjata.

Ndërkohë, Veliaj i uroi të gjithë besimtarët agjërim të pranuar në një natë ku vlerësohet sakrifica e secilit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Ndër të tjera ai tha se vetëm në këtë muaj të bekuar në Tiranë janë hapur dy xhami të reja.

“Unë dhe Elvana mezi e pritëm që të shërbenim darkën e Natës së Kadrit së bashku me ju. E di që kemi kaluar kohë shumë të vështira dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për këtë. Sa herë sjell një mik ose një mikeshë, siç kam sjellë sot Elvanën, është një mënyrë për të dhënë një mesazh se kur jemi bashkë mund të bëjmë disa gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë ju njoh shumë prej jush, ua di historinë, sakrificat, e ndonjëherë edhe vështirësitë që keni kaluar në jetë. Sot është një natë kur kërkojmë falje për ato gjëra që nuk i kemi bërë si duhet, kërkojmë mëshirë për ato ditë që nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, kërkojmë ndihmë që Zoti të na japë fillimisht njëri-tjetrin. Po të kemi njëri-tjetrin, po të kemi dashuri, ne mund të ecim përpara.

Jam shumë mirënjohës që kemi hapur xhaminë e re këtu në “Misto Mame”, po ashtu edhe një tjetër te Depo e Ujit. Sa herë hapet një institucion që afron njeriun me Zotin, mbyllet një derë burgu, dhe siç kemi këtë institucion, që është një institucion civil fare pranë një institucioni të besimit, e ndajmë barrën e vështirësive dhe sfidave. I falenderoj të gjithë, duke filluar nga gocat që shërbejnë këtu, të gjitha skuadrat tona në qendrat sociale. I falenderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat në xhamitë e Tiranës, por sidomos në zonat periferike, ku edhe nevoja është pak më e madhe e ku bujaria lipset më shumë,” tha Veliaj./Opinion.al

Etiketa: Elvana Gjataerion veliajiftarnata e kadrit

Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
Para
Nga Balluku te Këlliçi,kush janë kandidatët e PD dhe PS që iu vodhën votat

KQZ rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e Ismailajt, PD ankimon vendimin në KAS

Kandidati i opozitës kapi furgonin e PS në Has, policia: Ja çfarë gjetëm brenda

Kandidati i opozitës kapi furgonin e PS në Has, policia: Ja çfarë gjetëm brenda

Kurti kërkon dënimin për krimet serbe: Është tentuar shfarosja

Miratimi i liberalizimit të vizave, Kurti: Kosova një hap më afër BE-së

TE FUNDIT

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump tha se Bordi i Paqes, i formuar për administrimin e Gazës, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Trump...

Lexo më shumë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com