Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj dhe arkitekti Winy Mass, inspektojnë punimet te Piramida:Për të ardhmen e fëmijëve

2022/12/03 at 3:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj dhe arkitekti Winy Mass, inspektojnë punimet te Piramida:Për të ardhmen e fëmijëve

Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon për të rinjtë ka hyrë në fazat e fundit të punës dhe pritet të hapet në pranverë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi së bashku me arkitektin e njohur, Winy Mass, kantierin e punimeve të Piramidës. Winy Mass është arkitekti që ka realizuar projektin për transformimin e godinës ikonë, në qendrën më të madhe ICT në rajon, për aftësimin e të rinjve në teknologji informacioni.

Veliaj tha se me Piramidën, Tirana po bën një kapërcim nga dijet e së shkuarës, te dijet e së nesërmes.

“Piramida e Tiranës do të jetë metafora më e bukur e kapërcimit të kohërave, e shndërrimit të një strukture, që ishte ndërtuar për sistemin e vjetër të diktatorit, në një strukturë të re, e cila do të jetë këtu për të lëvduar të ardhmen e fëmijëve tanë, që duan të mësojnë kodim dhe të marrin dijet e nevojshme për punët e sotme. Kemi filluar me rifiniturat, me vendosjen e sinjalistikës, po punojmë në mjediset e brendshme dhe shkallaret që të çojnë lart. Është një shkollë unike, e cila jeton me qytetin. Pjesa e brendshme është e aksesueshme edhe nga dikush që vjen në Tiranë, qoftë edhe për 24 orë, si turist, i cili mund ta shijojë pamjen e qytetit nga ballkoni në majë të Piramidës. Shpresojmë të kapim kohën në afat dhe në pranverë t’i kthejmë Tiranës, ndoshta copën e pronës më të lakmuar të qytetit! Do t’i kushtohet çunave dhe gocave të qytetit, me shpresë që pastaj, ta kthejmë në një model për qytetet e tjera apo edhe për vendet e tjera në rajon”, u shpreh Veliaj.

Arkitekti Winy Mass u shpreh entuziast se si projekti po vjen në jetë.

“Është super e këndshme të shoh këto ditë sesi po jetëzohet koncepti i të pasurit të një Piramide të hapur dhe të aksesueshme nga të gjithë. Jashtë strukturës do të jetë një park që vazhdon ‘pyllin  e Tiranës’ nga sheshi ‘Skënderbej’, përgjatë gjithë rrugës, ku gjen një fshat aktivitetesh. Ky park mund të përdoret nga të gjithë. Duket sikur Piramida të tërheq dhe kjo ndihet me të vërtetë”, tha ai.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Ju sugjerojmë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Perëndimi vendosi çmimin tavan për naftën ruse, Kremlini: Nuk do ta pranojmë

Perëndimi vendosi çmimin tavan për naftën ruse, Kremlini: Nuk do ta pranojmë

Kokaina në Fier u shoqërua deri në destinacion nga kolumbiani

Kokaina në Fier u shoqërua deri në destinacion nga kolumbiani

Pësoi atak kardiak në fushë, ndërron jetë futbollisti i ri kosovar

Pësoi atak kardiak në fushë, ndërron jetë futbollisti i ri kosovar

TE FUNDIT

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com