Aktualitet

Veliaj citon fjalimin Joe Biden dhe bën thirrje për bashkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 14/11/20 |
Al Do

Me rastin e 76-vjetorit të çlirimit të Kavajës nga pushuesit nazi-fashistë, u mbajt sot një ceremoni me veteranë, drejtues të pushtetit vendor, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se ishte krenar që ishte përfaqësuesi i “një partie që i ka rrënjët në anti-fashizëm, i ka rrënjët në historinë e luftës Nacional-Çlirimtare”

Lufta Nacional-Çlirimtare ka qenë dhe mbetet një simbol lavdie dhe krenarie”, theksoi ai.

Kryebashkiaku thumboi edhe opozitën kur foli për histerikë që sipas tij kërkojnë përçarje.

E di që ka nga ata histerikë që duan të na përçajnë duke dashur të bëjnë bashkë periudhën e errët komuniste të pasluftës me periudhën e artë të bashkimit dhe sakrificës në Luftën Antifashiste. Janë po të njëjtit që sot duan të na ndajnë edhe në luftën kundër virusit dhe në betejën e rindërtimit. Por ka një vijë ndarëse të qartë në këtë mes, e kanë vendosur edhe vendet e Evropës Lindore, e kemi vendosur edhe ne si Parti Socialiste bashkë me qytetarët e drejtë që dinë të gjykojnë historinë mbi fakte dhe jo mbi llafe. Ka një kufi ndarës të qartë sepse kur filloi lufta, fundi dukej i largët për çdokënd dhe e ardhmja e zymtë dhe e pa qartë për shumë syresh”, shprehet ai.

Ndërsa bëri thirrje për bashkim, Veliaj citoi presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden në fjalimin e tij të parë pa fitores gjithashtu bëri thirrje për bashkim dhe unitet kur tha: “Është koha të largohemi nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën e diskutimit publik. dhe të shohim e dëgjojmë përsëri njëri-tjetrin …”. Unë besoj që kjo vlen edhe për kontekstin shqiptar. Ndaj edhe për ne shqiptarët ka ardhur momenti të reflektojmë e ta ndalim vrullin e urrejtjes, të përçarjes dhe të shërohemi jo vetëm nga virusi por edhe nga ndasia dhe dëshpërimi që disa me papërgjegjësi e shpërndajnë.”, tha Veliaj./Opinion.al

Pas