Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Buxheti ynë për 2023 është 7-fishi i atij që gjetëm, pa rritur taksat

2022/12/23 at 7:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Buxheti ynë për 2023 është 7-fishi i atij që gjetëm, pa rritur taksat

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotw se buxheti i Bashkisë së Tiranës për 2023 është shtatë herë me i madh se sa ai i 2015, pa rritur asnjë taksë për familjarët.


Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin që vjen është 28.7 miliard lekë.

“Në buxhetin e vitit 2023, buxheti ynë është 28.7 miliard lekë, është 7-fishi i atij që gjetëm dhe e kemi bërë këtë pa rritur asnjë taksë për familjarët, e them edhe njëherë asnjë taksë për familjarët”.

Veliaj nënvizoi se fokusi i Bashkisë do të jetë rehabilitimi i infrastrukturës rrugore.

“Do të fokusohemi jashtëzakonisht shumë në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në nivel kapilar. Në vijim të projektit që nisëm këtë vit, sistemim, asfaltim të rrugëve në disa njësi administrative kemi parashikuar dhe një dyfishim të atij buxheti për vitin 2023, për tu siguruar që çdo rrugë edhe në fshatin më të largët. Dhe do të shikoni projektet edhe për Shën Mëri edhe për disa zona shumë të largëta, periferike dhe fundore të Tiranës, po edhe rrugicat e lagjes që ende nuk janë prekur prej projektit të asfaltimit.  Do t’i kemi të mbyllura të gjitha për  vitin 2023 dhe kemi parashikuar rreth 2 miliard lekë për këtë projekt”, deklaroi Veliaj.

Një tjetër investim do të jetë dhe ai që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës nga kryqëzimi i Unazës së Madhe në rrugën ‘’Nexho Konomi’’ në drejtim të lumit Lana.

Një vëmendje të veçantë do të marrë dhe rikualifikimi i 15 blloqeve të banimit.

“Duam që të rikualifikojmë gjithsej 15 blloqe banimi sipas edhe propozimeve që keni sjellë, në lagjet 1,2,4,7,9 dhe 10, 12 dhe 13. Në njësinë 3 janë planifikuar 2 blloqe banimi, njësinë numër 5 janë planifikuar dy blloqe banimi, ku më i madhi është ai i Selitës. Kurse në njësinë 11 janë planifikuar tre blloqe banimi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se në fushën e arsimit është planifikuar që të ndërtojmë disa shkolla ekzistuese nga e para të cilat janë amortizuar.

“Shkolla 9-vjeçare ‘’Edith Durham’’, ish-shkolla ‘’11 Janari në Bllok’’ do bëhet nga e para. Do të bëjmë ndërtimin nga e para të shkollës 9 vjeçare ‘’Pjetër Budi’’. Ndërtim nga e para të shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë dhe ndërtim të shkollës së mesme të bashkuar ‘’Mersin Duqi’’, pra që janë dy shkolla në periferi të Tiranës. Do vazhdojmë me dy lotet e fundit të paketës së shkollave me PPP, buqeta vazhdon përreth unazës me dy shkolla, do të kemi dy shkolla  një në Yzberisht, një në Astir le të themi në anën e lagjes 14 dhe dy shkolla në anën e njësisë 7, aty ku kemi marrë territoret e reja dhe jemi gati të vazhdojmë me atë lot . Dhe loti i fundit janë 4 shkolla, një shkollë është shkolla ‘’Dritëro Agolli’’ tek Parku Olimpik, tjetra është një tokë bashkiake ngjitur me Kopshtin Botanik”, tha Veliaj.

Sa i përket transportit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi para anëtarëve të Këshillit Bashkiak listën e gjatë të investimeve duke filluar nga terminalet, tek subvencionimi i shërbimit të transportit publik.

“Terminali i TEG –ut është gati për t’u hapur. Për punë ditësh ne do të fillojmë punën mbasi fituam 22 e kusur gjyqe tek kthesa e Kamzës ku do të jetë terminali multimodal, ku ne do të lidhemi me trenin, po trenat e mallrave nuk do të vazhdojnë në qendër të Tiranës, por do të kenë vetëm një stacion që vazhdon nga kthesa e Kamzës tek Bulevardi i Ri dhe kthehet tek ish-stacioni i trenit tek Blv. Ri që do të jetë vetëm një stacion qytetas. Ne do të vazhdojmë të subvencionojmë shërbimin e transportit publik në Bashki. Për sa kohë që vazhdon kjo luftë e mallkuar dhe çmimet nuk janë kthyer në terezi, ne do vazhdojmë subvencionimin. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për studentët dhe unë besoj që ka qenë një nga gjërat më të mira që kemi bërë për studentët këtë vit, përgjysmimin i tarifës për konviktet dhe aboneja falas”, tha Veliaj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 19 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 23 raste të reja, një humbje jete

Putin kërkon përmirësimin e armëve për ushtrinë

Putin kërkon përmirësimin e armëve për ushtrinë

Kushi publikon datat e provimeve të maturës
















TE FUNDIT

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com