Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas ndalesës së kreut të PD, Sali Berisha dhe protestuesve para Bashkisë Tiranë gjatë protestës së sotme, por edhe pas akuzave të kandidatit të opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi.
Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se më në fund në derën e bashkisë erdhi një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz. Më tej me ironi Veliaj thotë se e fton Berishën të shkojë sërish te Bashkia më 15 Maj.
“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”, shkruan Veliaj.