Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë një tjetër hap ligjor kundër akuzave të ngritura ndaj tij.
Kryebashkiaku i arrestuar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës. Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.