Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj akuza opozitës: I përdorin njerëzit si sallatë politike, mbjellin përçarje

2022/12/14 at 2:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj akuza opozitës: I përdorin njerëzit si sallatë politike, mbjellin përçarje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një bashkëbisedim me të rinjtë në njësinë 6, ka hedhur akuza ndaj opozitës, për të cilën tha se mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë.

Veliaj foli për gjyqe të hapura nga liderët e opozitës për ndërtimin e lagjes së re në Kombinat, ndërsa tha se janë çuar njerëz në gjykatë që vetë ai dhe kryeministri Rama të mos bëjnë një figurë të mirë.

Kryebashkiaku më tej theksoi se opozita shkon në Kombinat vetëm për t’i përdorur njerëzit për politikë.

“Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për njerëzit, se po u ndërtuan ato do duket Lali Eri dhe Edi Rama mirë. Por, nëse bëhen ato pallate, thjesht fusim njerëzit nëpër shtëpi. Dhe kështu harxhuam tre vjet duke shkuar në gjykatë. Kurse liderët e opozitës – që ju i dini vetë kush janë – i kanë shtëpitë tyre në Gji të Lalzit, nuk jetojnë këtu në Kombinat. Në Kombinat vijnë vetëm për t’i përdorur njerëzit si sallatë politike, vijnë mbjellin helmin e tyre, mbjellin përçarje, u fusin ankthin, i çojnë nëpër dyert e gjykatës, që të bllokohet bashkia dhe pasi kanë mbaruar, kthehen prapë në Gjir të Lalzit. Të nesërmen bëjnë të njëjtën gjë, çohen në Gji të Lalzit, u vjen shërbëtorja, u sjell kafen, pastaj vijnë këtu në Tiranë për të mbjellë sherr e përçarë njerëzit, pastaj kthehen prapë aty. Kam një pyetje: Cila është partia më e rëndësishme sot në Shqipëri? Familja jote është partia më e rëndësishme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranën e një milionë banorëve të gjithë duhet të kenë një shans dhe se të gjithë duhet të besojnë, e jo të ushqejnë urrejtje për njëri-tjetrin.

“Politika nuk ndahet në të majtë e në të djathtë. Politika ndahet në ata që duan të punojnë dhe fokusohen tek e ardhmja dhe në ata që e mbajnë kokën mbrapa dhe fokusohen tek e kaluara. Ka një grup të politikës që merret vetëm me ‘përça e sundo’, vetëm thuaji njerëzve që s’do bëhen shtëpitë në Kombinat, nuk do bëhet shkolla “Lasgush Poradeci”, nuk do ndodhin investimet; merren me kush ishte spiun në vitet ’80, kush ishte spiun në vitet ’90, kush ishte ish komunist që u bë antikomunist. Ndërkohë, ka edhe një racë tjetër, që është duke folur për temat e së ardhmes, që thotë do e bëjmë shkollën “Lasgush Poradeci”, ky auditor është një nga më të bukurit në Shqipëri. Kur ne themi se ajo fusha e zezë, ku tani është shkolla “Betim Muço”, nuk do të bëhet pallat, por do bëhet një tjetër shkollë e Kombinatit, ne e themi dhe e bëjmë. Kur ne themi që “Musine Kokalari” do fillojë përpara vitit të ri rikonstruksionin, ne e themi dhe tani janë vënë skelat aty, ka filluar puna. Kur themi se Kombinati pas tërmetit do ketë lagjen më të bukur në qytetin e Tiranës, sot është në gjysmë të punës”, u shpreh Veliaj.

Ju sugjerojmë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Para
“Po ulërinin”, peshkatari që ndihmoi emigrantët në kanalin anglez zbulon kombësinë e tyre

“Po ulërinin”, peshkatari që ndihmoi emigrantët në kanalin anglez zbulon kombësinë e tyre

ERE heq përfundimisht fashën 800 KW/h

ERE heq përfundimisht fashën 800 KW/h

Itali/ Familja shqiptare nën hetim, vodhi 145 mijë euro nga kartat e klientëve

Itali/ Familja shqiptare nën hetim, vodhi 145 mijë euro nga kartat e klientëve

TE FUNDIT

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com