Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdiqën për disa minuta e më pas u ringjallën, ja çfarë panë pas vdekjes

2018/09/25 at 12:25 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdiqën për disa minuta e më pas u ringjallën, ja çfarë panë pas vdekjes

Ka një siguri në jetë dhe ajo është që një ditë do të vdesim.


Vdekja është një nga misteret më të mëdha,  kryesisht e panjohur, pavarësisht nga përparimet e mëdha shkencore.

Sa i takon faktit se si është të vdesësh, ka teori popullore rreth dritave të bardha dhe momentet më të bukura që të kalojnë para syve. Sigurisht që këto nuk kanë asnjë bazë apo provë por janë thjesht fjalë e thashetheme që qarkullojnë prej vitesh.

E vetmja përgjigje që kemi janë disa pohime nga njerëzit që janë shpallur njëherë klinikisht të vdekur nga mjekët, pastaj janë rikthyer përsëri në jetë. Disa prej tyre janë përgjigjur pyetjeve rreth asaj që kanë parë gjatë kohës që kanë qënë të vdekur dhe përgjigjet ndryshojnë shumë.

 Si leximi i një libri

Pesë vjet më parë iu nënshtrua një operacioni, gjatë së cilit ai vdiq për disa minuta.

“U zgjova në atë që dukej si hapësirë, por nuk kishte asnjë yll apo dritë. Isha vetëm aty. Nuk isha e nxehtë apo e ftohtë, e uritur apo e lodhur – vetëm e qetë dhe neutrale. E dija se kishte dritë dhe dashuri diku aty pranë, por nuk kisha asnjë thirrje apo nevojë të shkoj atje menjëherë. Mbaj mend të kem menduar për jetën time, por nuk ishte si një montazh. Më shumë sikur unë isha duke lëvizur nëpër një libër dhe copëzat qëndronin këtu dhe atje. Çfarëdo qoftë ajo që kalova ndryshoi mendimet e mia . Kam frikë të vdes, por nuk shqetësohem për atë që ndodh pas kësaj”.

Një vizitë nga një njeri i dashur

Schneidah ra nga motorri e tij ndërsa ishte duke udhëtuar shumë shpejt dhe ishte i vdekur klinikisht kur u dërgua në spital. Teksa rrinte në rrugë para se të vinte ambulanta, ai kujtoi dikë që e njihte.

“Mbaj mend vetëm të kem qënë në trotuar dhe gjërat ngadalë po më errësoheshin dhe heshtja po më kaplonte.

Arsyeja e vetme për të cilën nuk rashë në gjumë  ishte për shkak të një momenti të çuditshëm ku dëgjova dikë duke bërtitur :”Ngrihu , ngrihu.”

Pastaj dikush po e godiste përkrenaren time, e cila ishte e prerë me të vërtetë mbi kokën time.

Kur i hapa sytë, pashë vëllain tim që rrinte në trotuar ngjitur me mua. Kjo ishte e çuditshme, sepse vëllai im vdiq nga një mbidozë disa vjet më parë.

E vetmja gjë tjetër që mbaj mend është ai duke hedhur shikimin në orën e tij dhe duke thënë diçka si ‘Ata do të jenë këtu së shpejti’ dhe pastaj duke u larguar.

Dua që të jap më shumë detaje, por sinqerisht nuk mbaj mend shumë nga incidenti dhe kam ende probleme me kujtesën time si rezultat i aksidentit.”

Një kopësht

Ndërsa shumë të tjerë e përshkruan “vdekjen” e tyre si një zbrazëti, kjo grua kishte një përvojë shumë të ndryshme nga të tjerët pas një reaksioni alergjik që i shkaktoi pushimin e zemrës së saj për 6 minuta.

“Më kujtohet sesi diçka po më thithte mbrapa, jashtëzakonisht ngadalë, sikur po tërhiqesha nga uji.

Në një moment e pashë veten duke shikuar  një kopsht.

Nuk ishte i mbushur me lule, vetëm pluhur dhe bar. Kishte një shesh lojrash dhe dy fëmijë që vraponin rreth tij, një djalë dhe një vajzë.

Është e vështirë për të përshkruar, por kisha ndjenjën që unë mund të zgjidhja nëse doja të qëndroja apo të dilja prej aty, por çdo herë që u përpoqa të kthehesha u mbajta në vend.

Mendova të gjitha arsyet për të cilat dëshiroja të kthehesha, dhe kur i thashë pranisë time që nuk doja të braktisja nënën time, më në fund më lamë të shkoj.

Nuk ka asgjë pas vdekjes.

Pas një aksidenti me motoçikleta, fryma dhe pulsimi i Rullknuf u ndal.

Pas dy minutash, shoku i tij arriti ta ringjallte atë.

“Për mua kjo ishte vetëm një ndërprerje. Asnjë ëndërr, asnjë vizion, thjesht asgjë.Me sa duket unë atë ditë  pyeta më shumë se dhjetë herë se çfarë ka ndodhur dhe jam i lumtur të jem gjallë sot”./Opinion.al

Burimi: Mirror

Etiketa: jeteringjalljevdekje


Ju sugjerojmë

Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet
Life Style

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

16 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Para
Dy peshkatarë në Velipojë ‘humbin’ varkën në det dhe shpëtohen nga Policia

Dy peshkatarë në Velipojë ‘humbin’ varkën në det dhe shpëtohen nga Policia

Çfarë po ndodh me facebook? Të dhënat e fundit janë befasuese

Pse "Facebook" po fshihet çdo ditë nga telefonat?

Beteja e humbur e Tiranës me qeset plastike

Beteja e humbur e Tiranës me qeset plastike
















TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com