Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdiq në Shqipëri duke ndihmuar partizanët, unaza martesore e pilotit britanik i kthehet familjes pas 70 vitesh

2016/03/13 at 6:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdiq në Shqipëri duke ndihmuar partizanët, unaza martesore e pilotit britanik i kthehet familjes pas 70 vitesh

Unaza martesore e pilotit britanik të operacioneve speciale të Luftës së Dytë Botërore, John Thompson, i është kthyer më në fund familjarëve të tij, pasi ai u zhduk kur avioni i tij u rrëzua mbi territorin shqiptar.

Dorothy Webster mban sot unazën e vëllait të saj që vdiq në moshën 23 vjecare.

Më shumë se 70 vite pasi ai u zhduk gjatë një misioni të operacioneve speciale të RAF (Forcave Ajrore Mbretërore), misteri që rrethonte fatin e pilotit është zgjidhur.

Thompson ishte një nga shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e një bombarduesi Halifax që po lëshonte nga ajri, furnizime për luftëtarët e rezistencës në Shqipëri, partizanët që luftonin kundër nazistëve, kur avioni u përplas me një kreshtë mali dhe u rrëzua në 29 Tetor të vitit 1944.

Misioni u mbajt i fshehtë dhe për dekada të tëra, familja e tij luftoi për të zbuluar nëse ai ishte i gjallë apo i vdekur.

Përpjekjet e tyre për të gjetur pikërisht atë që kishte ndodhur me të, u pengua më tej, kur Shqipëria ra nën regjimin komunist, duke u bërë një nga shtetet më paranojake dhe të fshehta të Europës.

Por të hënën, një unazë martesore që piloti 23 vjecar mbante në dorë në kohën e aksidentit, i është kthyer familjes së tij, duke sjellë fundin e tragjedie që ishte zvarritur për shtatë dekada.

Unaza iu dha një nga të afërmve të tij të mbijetuar, motrës  92 vjecare, bashkë me një matës karburanti nga bombarduesi dhe një shkëmb nga mali me të cilin ai u përplas.

56979784_Dorothy_W_3225350b

Në brendësi të unazës së arit janë gdhendur emrat John dhe Joyce. Piloti ishte martuar me një londineze të quajtur Joyce Mozley në Qershor 1944, para se të dërgohej jashtë shtetit për shërbim aktiv. Ajo u martua sërish pas luftës, por vdiq në 1995.

Halifaxi i tij, pjesë e skuadriles 148, u rrëzua rreth 25 milje në veri të Tiranës, teksa dërgonte armë dhe furnizime të tjera në ndihmë të partizanëve shqiptarë që luftonin nazistët.

Në vitin 1960, një banor i zonës ku ra avioni, shqiptari Jaho Cala, gjeti unazën teksa kishte dalë në mal për të mbledhur dru.

I shqetësuar rreth informimit të autoriteve komuniste të regjimit të Hoxhës rreth kësaj, ai e mori unazën në shtëpi dhe e fshehu për dekada të tëra.

Më voni Cala zbuloi ekzistencën e unazës te djali i tij, Xhemil Cala, duke e udhëzuar atë që të përpiqej të gjente se kujt i përkiste ajo.

Djali i tij, që u bë officer policie, e kishte mbajtur në dorë prej vitesh atë unazë dhe bëri disa përpjekje për të gjetur se kujt i përkiste, por pa sukses.

Dy vite më parë, ai kontaktoi ambasadat britanike dhe amerikane në Tiranë, duke supozuar se ndoshta unaza i përkiste ndonjë piloti të forcave aleate që kishin fluturuar mbi Shqipëri.

Në Tetor, një ekip i zyrtarëve britanikë dhe amerikanë lokalizuan mbetjet e avionit të rrëzuar në shpatet e një mali.

Ambasada britanike ishte tashmë në gjendje të konfirmonte se unaza i përkiste John Thompsonit, që erdhi nga Darley Dale në Derbs të Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasada kontaktoi familjen e tij dhe të afërmit e gjashtë anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të Forcave Ajrore Mbretërore.

56982048_Albanian__3225355b

“Kemi pritur për shtatëdhjetë vite rresht. Nuk mund ta besojmë se jemi këtu sot duke festuar pas gjithë kësaj kohë”, tha e motra, Znj Webster, një vit më e re se vëllai i saj.

Ajo shoqërohej nga katër nipërit e saj dhe anëtarët e tjerë të familjes në një ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë.

“Yt vëlla ndihmoi për të cliruar vendin tim. Ai nuk do të harrohet kurrë”, i tha Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zonjës Webster.

“Ne tani e dimë pothuajse cdo gjë që ka ndodhur. Kjo është një ndjesi e përfundimit të gjithckaje. Ne e dimë se ku është John. Ai është atje në mal”, tha njëri prej djemve të saj.

Ndërsa Xhemil Cala, teksa u dorëzoi unazën, tha se ndihej i lehtësuar që përmbushi dëshirën e babait të tij, që ajo të kthehej në familjen e pilotit.

Marrë nga “The Telegraph”

Përktheu: Alteo Hysi

Ju sugjerojmë

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
Aktualitet

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

8 Maj, 2025 5:33 pm
Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
Politikë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025 5:23 pm
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Bota

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj, 2025 5:03 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

8 Maj, 2025 5:02 pm
Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes
Aktualitet

Ende asnjë gjurmë për 29-vjeçarin në Klos, reagon Ministria e Mbrotjes

8 Maj, 2025 4:59 pm
VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel
Bota

VIDEO/ Eurodeputeti polak djeg flamurin e BE: Këtu është Poloni, jo Bruksel

8 Maj, 2025 4:55 pm
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Bota

Nga uiski tek aeroplanët, BE “hakmerret” ndaj SHBA: Jemi gati për tarifa të reja

8 Maj, 2025 4:47 pm
Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha
Aktualitet

Arkitektët e fitores së Trump në Shqipëri/ AP: Ribashkuar për “Trumpist”-in Berisha

8 Maj, 2025 4:13 pm
LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ministrave
Rajoni

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe ministrave

8 Maj, 2025 4:02 pm
Para
Ciste në mitër, ja shenjat paralajmëruese

Ciste në mitër, ja shenjat paralajmëruese

Prezantuesja Albana Osmani përfundon në komisariat

Albana Osmanit duhet ti kujtojë dikush se është 30 vjeç e kusur!

Foto/ Kur një zog dëmton avionin në fluturim

Foto/ Kur një zog dëmton avionin në fluturim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
8 Maj, 2025

Inflacioni ka shënuar rrije për muajin Prill. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit...

Lexo më shumë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
8 Maj, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mori pjesë sot në drekën informale të Punës me Ministrat e...

Lexo më shumë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
8 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur...

Lexo më shumë

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin

Marrëveshje tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump njofton çfarë përfshin
8 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi marrëveshje tregtare të rëndësishme me Britaninë e Madhe, që e quan një nga “aleatet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com