Bota

Vdiq Mbretëresha, thirrje për shpalljen e Republikës në Australi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 09/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Gjelbër në Australi, Adam Bandt, u kritikua të premten për shkak të një postimi në Twitter ku bënte thirrje që vendi i tij të shpallej Republikë, vetëm 5 orë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

“Mendimet tona shkojnë për familjen dhe ata që e deshën. Tani Australia duhet të ecë përpara”, shkroi Bandt. “Na duhet një traktat me indigjenët dhe duhet të bëhemi Republikë”.

Ai u akuzua edhe nga disa mbështetës të tij se nuk po tregonte respekt duke diskutuar këtë çështje në një moment të tillë, vetëm pak orë pas vdekjes së monarkes. “E shpifur, nuk prisje dot as 6 orë para se të publikoje agjendën tënde politike”, iu përgjigj një përdorues në Twitter.

Australia është një monarki kushtetuese dhe kreu i shtetit është monarku britanik, edhe pse roli është kryesisht ceremonial. Por prej vitesh tashmë në vend ka pasur debat nëse ky sistem duhet të vijojë të qëndrojë në këmbë. Në vitin 1999, referendumi për ndryshimin e formës së shtetit u fitua ngushtësisht nga monarkia.

I pyetur mbi këtë temë, kryeministri australian, Anthony Albanese, tha: “Sot ka vetëm një çështje për të diskutuar, homazhet ndaj Mbretëreshës Elizabeth II”.

Pas