Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vdiq futbolli!”, Erion Braçe dhe Andi Lila replika në rrjetet sociale

2019/08/01 at 12:33 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 10 min
A A
“Vdiq futbolli!”, Erion Braçe dhe Andi Lila replika në rrjetet sociale

Një postim në llogarinë e zëvendëskryeministrit Braçe në “Instagram” mbi situatën aktuale në futbollin shqiptar, nxiti disa replika në distancë mes tij dhe futbollistit Andi Lila.


Duke iu referuar lajmeve të ditëve të fundit për situatën financiare të klubeve dhe akuzave për trukime të skuadrave në vendin tonë, Braçe shkroi se këto janë bilance mizerabël, të pistë e jo transparentë, ndërsa e quajti garën e paracaktuar në funksion të përfitimeve nga bastet ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

“VDIQ FUTBOLLI”! “FUTBOLLI NE AGONI”! “SHPETONI FUTBOLLIN”! “IKU DHE NJE PRESIDENT NGA FUTBOLLI”! “TE NDERHYJE SHTETI”! “KRYEMINISTRI TE MBAJE FJALEN”! “MERRNI SHEMBULL KOSOVEN”! Keto jane parrullat ne nje jave! Po shihini keto dy faqe te kesaj gazete; eshte e sotmja! Keta dy tituj jane faktet! Bilance mizerabel, te piste e jo transparente! Gare e paracaktuar ne funksion te perfitimeve nga bastet nderkombetare! Patjeter, Qeveria do gjendet, do mbaje premtimet dhe kryeministri ka urdheruar qe paketa te jete per miratim ne shtator. Por, a mund te kete favor fiskal per bilance mizerabel, te piste e jotransparente?; a mund te kete favor fiskal per buxhete jo transparente, te hapur per financime gjithfaresh, edhe te piste?; a mund te kete favor fiskal per buxhete te keqmenaxhuar frikshem dhe terekohes me humbje te medha?; Mbi te gjitha: A mund te kete favor fiskal per ekipe ne gara te paracaktuara per qellim perfitimesh te paligjshme? (Morrem nje denim shembullor si Shqiperi dhe denoncimet sic e shihni nuk kane te sosur kohe pas kohe) Keto jane ceshtjet qe duhet te diskutojme, nje per nje! Nje insvestitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurre nuk do te financoje nje gare te paracaktuar! Kurre! I dhimbsen parate e tija edhe pse te cliruara nga taksat. Por mbi te gjitha; Edhe mua me dhimbsen parate publike, ato qe duhet ti shkojne buxhetit te shtetit, por qe ne fakt do jene pa dobi si favor fiskal per kete “treg”!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on Jul 31, 2019 at 1:35am PDT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas këtij postimi, ka ardhur edhe një reagim nga futbollisti i kombëtares, Andi Lila. Në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, ai i drejtohet Braçes duke i thënë se politika në vend i ka pasur të gjitha mundësitë të përmirësonte statusin e futbollistëve, teksa ka ngritur edhe disa pyetje të tilla si:

“A nuk ka qenë detyrë e administratës tatimore që të kontrollojë klubet e futbollit jo vetëm për bilancet mizerabël, por edhe për pagimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore për futbollistët? Përse z.Braçe, politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojmë në Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjëherë nuk mbahen. A e dini se të humburit e përhershëm nga mungesa e vullnetit politik janë FUTBOLLISTET. Është pikërisht mungesa e vullnetit politik që te futbolli profesionist të ketë përmirësime thelbësore që na bëri ne si futbollistë që të angazhoheshim në themelimin e Sindikatës ton”.

 

View this post on Instagram

 

I nderuar z. Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti fatkeqsisht jashte realiteti. Pa dashur te hyje ne replika pa vlere jo vetem me ju zoti Brace por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend. Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti Maxhoranca qeverisese qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille. Z.zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloj klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetsore per futbollistet. Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale ku premtimet asnjehere nuk mbahen. A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore qe na beri ne si futbolliste qe te angazhoheshim ne themelimin e Sindikates tone. Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjithe ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndyshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto drafligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara dhe⤵️

A post shared by Andi Lila (@andilila) on Jul 31, 2019 at 3:21pm PDT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Braçe reagoi sërish, se nuk do të replikonte kurrë me një futbollist, por meqënëse Lila u prezantua si kryetar i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, do të ndajë me të disa mendime. Zv.ministri i thotë Lilës se askush nuk mund ti thotë sesi të flasë, teksa shton se nuk paragjykon askën por iu referohet fakteve./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

PER ANDIN, FUTBOLLIN E PISTE DHE LIGJSHMERINE QE DUA! I nderuar zoti Lila! Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare, i duartrokas pa fund kur e meritojne, por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve, po ndaj me ju, tre kater mendime mbi ate qe lexova. E para dhe kjo eshte personale; Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave, nuk me thote dot se si duhet te flase! Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua: Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic, prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin! Tani per ceshtjen; E para, une nuk paragjykoj kerkend, as individe, as ekip e as FSHF. Une i referohem fakteve! Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate! I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme! Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli! Tani nje pyetje kam; Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare, eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe? Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni! E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?! Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?! Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate. Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund. E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve. Por duhet te dish dy gjera: E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen; E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA! Kjo eshte E VERTETA. Si tre stadiumet e kesaj qeverie! Aty luan ti!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on Aug 1, 2019 at 1:49am PDT

 

Etiketa: andi lilabracefutboll


Ju sugjerojmë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Bota

Vilat dhe tualetet e veshura me ar, skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn

30 Nëntor, 2025 4:11 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij
Kronikë

Arrestohet 29-vjeçari, dhunoi babanë e tij

30 Nëntor, 2025 2:20 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet 18-vjeçari me kokainë në Tiranë

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Para
Zyra apo pallat? Një vendim qeverie absurd që mund të kushtojë shtrenjtë

Zyra apo pallat? Një vendim qeverie absurd që mund të kushtojë shtrenjtë

Foto/Kush janë pronarët e argjendarisë që shpërtheu në zonën e ish-Bllokut

Shpërthimi në ish Bllok, humb jetën gruaja 43-vjeçare

Vrasje në Durrës, 40-vjeçarin e thirrën dhe e qëlluan në derën e shtëpisë

Vrasje në Durrës, 40-vjeçarin e thirrën dhe e qëlluan në derën e shtëpisë
















TE FUNDIT

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
1 Dhjetor, 2025

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një...

Lexo më shumë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
30 Nëntor, 2025

Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e...

Lexo më shumë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Nëntor, 2025

Një biznesmen është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.  Viktima është Edmond Mahalla, i cili...

Lexo më shumë

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
30 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com