Madame Claude, pronarja e bordelos më të famshme në Paris ka vdekur në moshën 92 vjeçare. Emri i saj i vertetë ishte Fernande Grudet dhe sherbente si agjente franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa pas luftës hapi bordelon në Paris.
Gjatë viteve 1960-1970 ajo kontrollonte një rrjet me qindra prostitute që kryenin sherbime me pagesë për politikan dhe njerëz të njohur dhe këngëtar.
Ajo furnizonte njerëz të famshëm duke u nisur nga presidenti John Kennedy i cili ishte klient i rregullt ku në një rast kishte kërkuar një prostitutë që ngjasonte me bashkëshorten e tij por që ishte me seksi.
Si klient të rregullt e kishte edhe diktatorin Muammar Gaddafi.
Ndër shprehjet me të preferuara të saj ishte : “Ka dy gjëra për të cilat njerzit do të paguajnë gjithmonë, ushqimi dhe seksi, nuk isha e mirë në gatim”