Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një ataku kardiak.
Hysi, 44 vjeç, ndodhej në zyrë në krye të detyrës, kur është ndjerë keq.
Ai ka humbur jetën menjëherë pa pasur mundësinë ti jepej ndihma e parë.
Hysi ishte ndërkohë edhe pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Burime nga spitali i Sarandës, kanë bërë me dije se trupi i 44 vjeçarit ka mbërritur i pajetë.
Miqtë dhe të afërm të tij thanë se Hysi nuk kishte paraqitur më herët probleme shëndetësore. Dl/ Opinion.al