Një i dënuar në burgun e Peqinit ka humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Xheja 52 vjeç nga Elbasani, i cili vidiq ditën e djeshme në qelinë ku vuante dënimin në këtë institucion.
Sipas hetimeve, i dënuari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak mbrëmë rreth orës 24:00, të cilit i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka mundur të jetojë.
Sipas të dhënave, Blerim Xheja ishte i dënuar me 21 vite burg dhe i kishin mbetur edhe 6 vjet e 4 muaj.