Ka ndërruar jetë në moshën 56 – vjeçare trajneri i mirënjohur nga Mitrovica Imer Selmanaj, ish lojtar i KH Trepça kur kjo skuadër ne vitin 1980 u bë anëtare e Ligës së parë në shtetin e shpërbërë duke luajtur deri ne fund te karrierës se ti shumë të pasur, raprton Lajmi.net.
Me vdekjen e tij KH Trepça humbi një ndër emblemat e hendbollit mitrovicas, kurse Federata e Hendbollit e Kosovës një anëtar të devotshëm i cili dha kontribut të madh në hendbollin e Kosovës në shumë periudha, dikur si lojtar ne vitet sidomos 80-ta, pastaj gjatë viteve të 90-ta nen okupim dhe që pastaj dijen e vet si trajner ta bartë tek te rinjtë nga çlirimi e deri më sot”, thuhet nga Federata e Hednbollit e Kosovës.