Një 25 – vjeçare nga Australia ka vdekur në mënyrë tragjike pas konsumit të tepërt të proteinave. Meegan Hefford nga Australia ishte një bodybuilder profesioniste, e cila i kushtonte shumë vëmendje trupit të saj. Ajo u gjet në apartamentin e saj, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas u transportua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë pas 2 ditësh. Doktorët më pas zbuluan se ajo vuante nga një çrregullim i rrallë ku trupi nuk ja treste proteinat.
Ajo kishte kohë që i ishte nënshtruar një diete strikte për një kompeticion bodybuilder që zhvillohej në shtator. Ajo konsumonte një sasi të madhe proteinash në ditë të cilat trupi nuk po ja përballonte dot. Sipas familjarëve, Hefford, nëna e dy fëmijëve ushtrohej sistematikisht në palestër, dhe në qershor filloi të mos ndihej mirë. Ajo kishte një gjendje letargjie dhe debulese e cila e çoi në fund drejt vdekjes.
/Opinion.al