27-vjeçari Arsen Gjini mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në San Martino in Rio, në Reggio Emilia, Itali. Sipas policisë, Gjini kishte qenë duke drejtuar një automjet të vjedhur tip “BMW” dhe ndodhej sëbashku me një person tjetër.
Ky i fundit pas aksidentit ia ka mbathur për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.
Në makinë policia ka konstatuar edhe disa mallra, që dyshohet se ishin të vjedhura gjatë ditës nga dy personat. Pas hetimeve u zbulua se mjeti tip BMW rezultonte i vjedhur në Somma Lombardo në Varese.