Bota

Vdes në aksident ajror këngëtarja e njohur në Brazil, Neyamar: Refuzoj ta besoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 06/11/21 |
Opi Nion

Një nga këngëtaret e njohura të muzikës bashkëkohore në Brazil ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror. 26-vjeçarja Marília Mendonça, ishte duke shkuar për në një koncert, ndërsa avioni ivogël me të cilin udhëtonte së bashku me producentin dhe xhaxhain e saj, u rrëzua duke u marr jetën. Mes viktimave gjendjen edhe dy pilotët e avionit.

Zyra e shtypit të këngëtares tha se avioni i tyre u rrëzua midis qytetit të lindjes së Mendonçës, Goiânia dhe Caratinga, një qytet i vogël 220 milje në veri të Rio de Janeiros. Avioni ishte rreth shtatë milje destinacioni për koncertin e asaj mbrëmjeje.

Policia civile e shtetit Minas Gerais konfirmoi gjithashtu vdekjen e Mendonçës, pa dhënë detaje për shkakun e aksidentit, i cili ndodhi pak para uljes së avionit. Një hetim ka nisur nga autoritetet për rastin në fjalë.

Lidhur me humbjen e këngëtares ka reaguar edhe futbollisti Neymar i cili shkruan: “Refuzoj ta besoj, thjesht refuzoj”./Opinion.al

Pas