Lauranti i Nobelit për Paqen, Liu Xiaobo, një nga desidentët më të spikatur të Kinës, njëkohësisht avokat për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, vdiq në moshën 61-vjeçare.
Xiaobo ka qenë i burgosur prej 11 vitesh me akuzën “e përmbysjes së pushtetit”, por u dërgua nga burgu në spital i rënduar me kancerin e mëlçisë.
Aktivistri për të drejtat e njeriut ishte shpallur kriminel nga autoritetet.
Komiteti i Nobelit tha se qeveria e Kinës ‘mban një përgjegjësi të rëndë” për vdekjen e tij.
Edhe kur nuk ishte burgosur akoma, ai ishte trajtuar egërsisht; ndërsa e shoqja është vënë prej kohësh në arrest shtëpie.