Kronikë

Vdes 36-vjeçari në Vlorë, policia: Po ngarkonte materiale në një automjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 21/09/21 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrethana ende të pasqaruara mirë në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Skrofotinë, ky dyshohet se 36-vjeçari po ngarkonte disa materiale dhe ka mbetur i dëmtuar, e më pas ka ndërruar jetë. 36-vjeçari është identifikuar me inicialet M.B.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Pas