Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekjet misterioze të rusëve që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin

2024/02/16 at 7:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vdekjet misterioze të rusëve që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërroi jetë në rrethana të paqarta teksa ndodhej në një burg në Rusi. 47-vjeçari, sipas njoftimit të Televizionit Shtetëror Rus, humbi jetën menjëherë pas përfundimit të shëtitjes së ajrimit.


Autoritetet ruse thonë se janë në pritje të raportit mjeko-ligjor, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë fajësuar Presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas avokatit të Navalny-t bëhet fjalë për një vrasje të urdhëruar nga kreu i shtetit rus ndërkohë në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se përgjegjës për vdekjen e Navalny-t është Putin.

Por vlen të theksohet se Alexei Navalny është bërë i fundit në një varg vdekjesh të kritikëve të presidentit rus Vladimir Putin.

Cilët janë njerëzit që kanë guxuar të flasin kundër Putinit ose të sfidojnë Kremlinin?

Alexei Navalny

I lindur nga pronarë fabrikash në një fshat në perëndim të Moskës, Alexei Navalny u bë ndoshta kritiku i profilit më të lartë të kohës së Putinit në pushtet. Aktivizmi i tij politik, duke përfshirë hetime të gjera për korrupsionin e nivelit të lartë dhe kandidimin për kryebashkiak i Moskës, i dha atij famë – dhe shumë besonin se ai përbënte një kërcënim për Putin. Ishte gushti i vitit 2020 kur lufta e tij kundër presidentit rus zuri titujt kryesorë botërorë. Navalny u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe ai u transportua në koma, në Berlin.

Ekipi i tij akuzoi Kremlinin për helmimin e tij, një akuzë që Kremlini e mohoi. Mjekët gjermanë konfirmuan se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor i kohës sovjetike – dhe shërimi i tij zgjati me muaj. Pavarësisht rrezikut, Navalny zgjodhi të kthehej në Rusi, ku më vonë u arrestua dhe u dënua me akuza që ai thoshte se janë të motivuara politikisht.

Alexander Litvinenko

Një ish-agjent i shërbimit rus të sigurisë FSB, Alexander Litvinenko u largua nga Rusia dhe përfundimisht fitoi nënshtetësinë britanike. Ai e kishte akuzuar Putinin për korrupsion dhe gjithashtu e fajësoi atë për bombat famëkeqe të apartamenteve në Moskë, të cilat Putin, asokohe kryeministër, i kishte përdorur si arsye për të nisur Luftën e Dytë të Çeçenisë në vitin 1999. Ajo u tregua jashtëzakonisht e popullarizuar dhe ndihmoi në sjelljen e tij në pushtet. Litvinenko vdiq në nëntor 2006, disa javë pasi kishte pirë çaj dhe ishte helmuar me polonium-210, një izotop radioaktiv i rrallë dhe shumë i fuqishëm. Helmi u gëlltit gjatë një takimi me dy spiunë rusë në hotelin Millennium në Londër dhe vrasja mendohet të jetë nënshkruar nga vetë Putini. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje.

Yevgeny Prigozhin

Mercenarët e Yevgeny Prigozhin të Grupit Wagner ishin të njohur si për brutalitetin e tyre në Ukrainë, por edhe për ndikimin e tyre në Afrikë. Prigozhin u bë gjithnjë e më i guximshëm në kritikat e tij ndaj ushtrisë ruse dhe komandës së saj të lartë. Kur forcat e tij filluan një marshim drejt Moskës nga qyteti jugor i Rostovit, dukej se ishte sfida më e madhe për Putin për dekada, por përpjekja e dukshme për grusht shteti dështoi në gjysmë të rrugës për në kryeqytet. Në gusht 2023, ai vdiq kur avioni privat me të cilin fluturonte u rrëzua në veri të Moskës , duke ngritur dyshime për përfshirjen e Kremlinit. Kremlini mohoi vrasjen e Prigozhin, duke i quajtur akuzat për përfshirjen e Putinit “një gënjeshtër absolute”.

Boris Nemtsov

Një nga vrasjet e kritikëve të Putinit është edhe ajo e Boris Nemtsov në vitin 2015. Ai ishte një ndër liderët e opozitës dhe që kishte shërbyer si zv/kryeministër i Boris Yeltsin. Nemtsov shihej si një pasardhës i mundshëm. Ai u qëllua katër herë nga mbrapa nga një vrasës i paidentifikuar. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan pesë çeçenë, por njerëz afër me Nemtsov besonin se Kremlini ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga një investigim i përbashkët nga gazetarët e Insider, BBC dhe Bellingcat u zbulua se Nemtsov kishte qenë nën survejimin e agjentëve të FSB-së për gati një vit para se të vritej në një urë. Aty tregohej se disa nga këta agjentë ishin të përfshirë në helmimet e kritikëve të tjerë të Kremlinit.

Anna Politkovskaya

Në listën e armiqve të Putinit ishte edhe një femër. Gazetarja Anna Politkovskaya kishte qenë kritike ndaj Putinit dhe liderit çeçen, Ramzan Kadyrov. Ajo u qëllua në apartamentin e saj në Moskë në vitin 2006.

Gazetarja ishte ndër më të shquarat në Rusi dhe vrasja kishte një efekt rrëqethës për median e lirë në vend. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan pesë persona, por prokuroria pohoi se nuk e kanë gjetur kurrë atë që urdhëroi krimin.

Putin asokohe kërkoi që të gjendeshin vrasësit e gazetares, por shtoi edhe se ndikimi i Anna Politkovskaya-s në jetën ruse kishte qenë shumë i vogël.



Ju sugjerojmë

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
Aktualitet

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

13 Qershor, 2025 4:31 pm
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
Aktualitet

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor, 2025 4:19 pm
Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
Bota

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

13 Qershor, 2025 4:04 pm
Arrestimi i ish-Presidentit, reagon Lulzim Basha: Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fundin e tranzicionit!
Aktualitet

Meta kërkon lirinë: Të zbutet masa e sigurisë, jam kreu i një partie opozitare

13 Qershor, 2025 3:56 pm
Efektet e pandemisë/ Janar-prill 2021, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Aktualitet

Shëngjin, fluks pacientësh në qendrën shëndetësore

13 Qershor, 2025 3:42 pm
U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…
Kryesore

U shpëtuan nga shqiptari, dy fëmijët në Greqi pësojnë vdekje klinike!Prindërit do…

13 Qershor, 2025 3:24 pm
“SHBA kontroll mbi Gazë”/ Pse shkaktoi reagime të forta propozimi i Trumpit?
Bota

Sulmet izraelite/Trump: Irani të bëjë marrëveshje “para se të bëhet tepër vonë”

13 Qershor, 2025 3:04 pm
Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi
Aktualitet

Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi

13 Qershor, 2025 2:45 pm
Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Para
Berisha nga ballkoni: 1 minutë heshtje për Navalny! Opozitar i pamposhtur 

Berisha nga ballkoni: 1 minutë heshtje për Navalny! Opozitar i pamposhtur 

Presidenti Macron shtyn ardhjen në Procesin e Berlinit në Tiranë?

Macron uron pavarësinë e Kosovës: Javët e ardhshme vendimtare për zbatimin e marrëveshjeve, përfshirë edhe Asociacionin 

Opinion/Mesazhet e Blinkenit në Tiranë! (15 Shkurt 2024)

Opinion/Mesazhet e Blinkenit në Tiranë! (15 Shkurt 2024)
















TE FUNDIT

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
13 Qershor, 2025

Në një raport të Institutit të Statistikave në Shqipëri thuhet se popullsia në vend është më e ulët krahasuar me...

Lexo më shumë

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana

Izraeli mbyll të gjitha ambasadat në botë, në listë edhe Tirana
13 Qershor, 2025

Pas sulmeve intensive kundër Iranit, Izraeli ka vendosur të mbyllë përkohësisht të gjitha ambasadat e tij në mbarë botën, përfshirë...

Lexo më shumë

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord
13 Qershor, 2025

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka...

Lexo më shumë

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran

Netanyahu: Kancelari Merz ka qenë i informuar për sulmet në Iran
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka informuar disa prej partnerëve më të rëndësishëm në botë për sulmet që do të kryente vendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com