Britania e Madhe ka deklaruar një shifër të lartë viktimash nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave bëhet fjalë për 813 persona që kanë humbur jetën, pasi janë prekur nga COVID-19.
Me humbjet e ditës së fundit, vendi arrin në 20,319 viktima, ndërsa, numri i të prekurve shkon në 148 mijë, ku vetëm 4913 raste janë shënuar në 24 orët e fundit.
Muajin e kaluar, Stephen Powis, drejtori mjekësor i Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë në Angli tha se një numër total me më pak se 20 mijë viktima do të kishte qenë një shifër e mirë. U deshën 51 ditë, që nga raporti i viktimës së parë, që Britania e Madhe të kalonte këtë shifër. /Opinion.al