Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e një mine ku mbeti e vdekur efektivja e Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakët e tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
Krisjanis Karins ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, ndërsa shton se Letonia i është mirënjohëse Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.
Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan kryeministri letonez.
Zarife Hasanaj, dhe dy ushtarakët e tjerë shqiptarë ishin pjesë e misionit të NATO-s për demontimin e minave. Por, gjatë një misioni në Letoni, teksa po çmontonte një minë, efektivja Hasanaj humbi jetën./ Opinion.al E.Xh.