Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e turistit rus në det, zbardhet dëshmia e djalit të biznesmenit

2016/08/05 at 5:57 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vdekja e turistit rus në det, zbardhet dëshmia e djalit të biznesmenit

Turisti rus, Denis Kaiumov që humbi jetën në një aksident të ndodhur në det në Livadh të Himarës ndodhej për pushime në vendin tonë prej 15 ditësh.


43-vjeçari me bashkëshorten dhe vajzën kishin vizituar vende të ndryshme në jug të Shqipërisë dhe të mërkurën kishin vendosur për të pushuar në Himarë.

Në mesditë rreth orës 11:30 ata kishin vendosur të largoheshin nga plazhi. Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit.

Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

kuci

Në Spitalin e Himarës janë konstatuar plage si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore te trupit si dhe dëmtime te llojeve te tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme në trupin e turistit rus.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Kuçi, ai i cili ka transportuar 43-vjeçari për në spital. Kuçi i cili dyshohet se ka aksidentuar turistin rus, ka deklaruar se kishte dale për xhiro me  skafin e tij duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det rusin e aksidentur.

Nga hetimet, ne kuverten e skafit, ndermjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur.

Serish ne kuverten e skafit, ndermjet motorrit te majte dhe kasetes se mesiperme, jane konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat jane marre ne cilesine e proves per ekzaminime te metejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuci ka sqaruar se ato jane lene ne momentin qe ka gjetur te demtuar viktimen dhe e ka hypur ne bordin e skafit te tij per ta cuar drejt bregut dhe per ti dhene ndihmen mjekesore.

Por, pavarësisht pretendimeve të biznesmenit, Prokuroria thotë se ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “Vrasja nga pakujdesia”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ne datën 03.08.2016 ora 21.00  eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Flamur Kuci, pasi dyshohet se me daten 03.08.2016 rreth ores 11.30 ne vendin e quajtur Livadh  bashkia  Himare ne det disa metra larg bregut me mjetin e tij  lundrues skaf ka aksidentuar  ne det shtetasin  e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973 banues ne Shen Peterburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak te plagëve te marra.

Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues ne Himare se bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzen, prej rreth 15-ditesh. Ata frekuentonin  plazhe te ndryshme ne zonat përreth Himares. Me date 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin ne vendin e quajtur Livadh dhe rreth ores 11:15 kane vendosur te largohen nga plazhi ne fjale.

Shtetasi Denis  Kaiumov ka hyre ne det te notoje ndersa bashkëshortja e tij me vajzën jane nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit. Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

Me mbërritjen e viktimës ne Spitalin e Himares, është bere kqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plage si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore te trupit si dhe dëmtime te llojeve te tjera ne shpine dhe gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj viktima është transportuar per ne morgun e spitalit rajonal Vlore dhe me pas për ne morgun e Institutit te Mjekësisë Ligjore Tirane. Gjithashtu ka rezultuar se personi qe ka qene i pari qe ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën ne Spitalin e Himares eshte shtetasi Fatmir Kuci me mjetin e tij lundrues motoskaf.

Ne pohimet e para ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditesh per pushime ne Himare se bashku me familjen dhe kishte dale për xhiro me  skafin e tij qe eshte edhe mjeti me te cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën ne det, duke mohuar faktin qe te jete ai personi qe e aksidentoi dhe duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det ne ate gjendje. Ai gjithashtu ka pohuar se prane tij ne ato momente ka patur edhe mjete te tjera lundruese dhe pas tij ka qene edhe nje mjet gomone  te cilit i ka  bëre me shenje  dhe personi qe e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe  një person nga bordi i i gomones është hedhur ne det bashke me shtetasin Fatmir Kuci, duke e hipur ne  skafin e këtij te fundit dhe janë nisur ne drejtim te bregu te detit.

Jane kqyrur mjetet lundruese te ujit ne pronesi te shtetasit Fatmir Kuci motorrskaf dhe motorr uji (xhetski) ku ne kuverten e skafit, ndermjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuverten e skafit, ndermjet motorrit te majte dhe kasetes se mesiperme, jane konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat jane marre ne cilesine e proves per ekzaminime te metejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuci ka sqaruar se ato jane lene ne momentin qe ka gjetur te demtuar viktimen dhe e ka hypur ne bordin e skafit te tij per ta cuar drejt bregut dhe per ti dhene ndihmen mjekesore.

Mjetet lundrues motorr skaf me gjatesi 11.7 m me ngjyre te bardhe dhe një motorr deti  me ngjyre jeshile  dhe blu  me mbishkrimin “Jamaha” ne  pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi, se bashku me dokumentacionin e tyre jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe keto mjete jane lene ne ruajtje punonjësve te Policise te Pikes se Kalimit Kufitar  Himare.

Ne deklarimet me rendesi per rrethanat e ngjarjes  kane rezultuar deklarimet e shtetasve V.K , J.K. dhe M.M. ku eshte vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motorrskafit me motorrin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motorrskaf nje person te demtuar. Ne kete moment i dyshuari i ka thene djalit te tij te dilte ne breg dhe te njoftonte ambulancen.

Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuci ne prani te nënës se tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur te atin ne det pa dijenin e tij dhe e ka pare motorrskafin te ndaluar ne mes te detit dhe ka pare qe i ati i tij i jepte ndihmën nje personi te  gjakosur.

Gjithashtu eshte kqyrur dhe janë marre nje kopje e librave dhe rregjisttrave qe administroheshin nga punonjësit e policisë se P.K.K.Himare. Ne lidhje mbi kete ngjarje janë pyetur edhe punonjesit e policisë kufitare ne lidhje me ngjarjen , mbi menyren si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur.

Po keshtu nga verifikimet e kryera deri ne kete faze te hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, skafi eshte i regjistruar ne emer te personit nen hetim Fatmir Kuci dhe ky mjet lundrues eshte me flamur nga shteti i Maltes. Po keshtu rezulton se personi nen hetim Fatmir Kuci, eshte i pajisur me leje drejtimi per mjete lundruese me peshe totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe per mjetin me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti, i cili ka peshe totale deri ne 6.8 ton), por nuk ka qene i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, per mjetin lundrues me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti.

Njekohesisht ne vazhden e kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje, jane kryer veprime duke u pyetur si persona nen hetim te dyshuar per vepren penale te “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248, edhe punonjesit e policise kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Himare.

Për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “  Vrasja nga pakujdesia ” dhe “ Shpërdorim detyre”  parashikuar nga neni 85 dhe 248   i Kodit Penal.

 

Etiketa: deshmiadjali i biznesmenitturisti rusvdekja


Ju sugjerojmë

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen
Sport

Futboll/Përurohet fusha e re në Picalle, Duka: Për fëmijët, të rinjtë dhe të ardhmen

24 Qershor, 2026 3:03 pm
Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
Sport

Botërori 2026/ Cilat janë 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin

24 Qershor, 2026 2:38 pm
Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë
Bota

Alarm në Francë/ Konfirmohet rasti i parë i Ebolës, pacienti nën izolim të plotë

24 Qershor, 2026 2:33 pm
Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme
Kronikë

Protesta, Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

24 Qershor, 2026 2:28 pm
Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty
Politikë

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

24 Qershor, 2026 2:25 pm
Para
Grabitën vilën e parlamentarit italian, arrestohet “koka” e bandës shqiptare

Grabitën vilën e parlamentarit italian, arrestohet “koka” e bandës shqiptare

Humb apo fiton konsumatori nga taksimi online?

Humb apo fiton konsumatori nga taksimi online?

FOTO/ Gruaja lind binjaket, duke luajtur “Pokemon Go”

FOTO/ Gruaja lind binjaket, duke luajtur “Pokemon Go”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
24 Qershor, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj të zgjedhur në...

Lexo më shumë

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
24 Qershor, 2026

Irani dhe SHBA kanë ngritur në distancë, pikëpyetje nëse agjencia botërore për energjinë bërthamore do të kryejë inspektime në centralet atomike në...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
24 Qershor, 2026

Temperaturat ekstreme që po shënohen në shumë vende të Europës po ndikojnë jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe...

Lexo më shumë

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
24 Qershor, 2026

Një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ka ndezur një stuhi politike në Itali, pasi ai pohoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}