Aktualitet

Vdekja e tre personave në minierën e Selishtës, PD: Të nisin hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 29/10/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një minierë në Dibër, ku humbën jetën tre persona.

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka thënë se kjo ngjarje duhet të jetë kambanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë.

Çupi ka theksuar se Organet  e drejtësisë duhet të kryejnë hetim të plotë për këtë ngjarje dhe institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi:

Minierat si vende pune tragjike. Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit  Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çesku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës. Por është koha për ti thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende. Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet. Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut. Organet  e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe  Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë./ Opinion.al

Pas