Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e shqiptarit në policinë greke, familja bën kallëzim për vrasje. Ja fjalët e babait

2016/08/15 at 4:11 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grida Duma: Edi Rama të kërkojë hetim për vdekjen e Pëllumb Marnikollit në  Greqi

Familja e 28­vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, i cili ka gjetur vdekjen në rrethana misterioze brenda ambienteve të Policisë greke, është e bindur se djali i saj është vrarë.


Pasditen e së shtunës, familjarë të tij kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të vrasjes në Policinë e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për rastin.

Trupi i Marnikollajt u soll dje nga Greqia dhe i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore në Tiranë, për të zbardhur shkaqet prej të cilave ai humbi jetën. Ende nuk ka përfunduar autopsia, e cila do t’u dorëzohet hetuesve në Lezhë dhe mbi bazën e saj do të kryhen veprimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut Marnikollaj.

Në një komunikim të shkurtër në hyrje të banesës së tij, në Rrilë, Nikoll Marnikollaj, babai i të riut, ka deklaruar se, nëse djali tjetër që kishte shkuar prej disa ditësh në Greqi nuk do të kishte insistuar me forcë për të mësuar fatin e të vëllait, kufoma e tij nuk do të ishte gjetur ende.

Vëllai, Artan Marnikollaj, ishte njoftuar nga shoku i Pëllumbit se herën e fundit që e kanë dëgjuar gjallë, ai ka qenë duke hyrë në rajonin e Policisë “Kato Patisia”, në Athinë, ku e kishin thirrur për ta marrë në pyetje.

Më tej nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ajo që dihet është se Pëllumb Marnikollaj ka humbur jetën. Policia greke njoftoi se shqiptari ndërroi jetë duke u hedhur nga kati i katërt i godinës së Policisë. Sipas saj, ndaj 28­ vjeçarit ishin ngritur akuza të tjera dhe për këtë arsye ai ndërmori veprimin ekstrem. Kjo deklaratë e Policisë greke bie ndesh me atë që ndodhi realisht, pasi trupi i pajetë i të riut u dërgua në varrezë publike, pa identitet, duke ia lënë në dorë shtetit për ta varrosur, edhe pse vdekja kishte ndodhur në ambientet e Policisë.

Misteri shtohet më tepër, kur në fshehtësi të plotë, Policia u ka kërkuar drejtuesve të varrezës “Agio Anargioro” për ta varrosur Marnikollajn si person të paidentifikuar. “Sikur kërkimet e djalit, Artanit, të kishin zgjatur edhe një ditë tjetër, trupi i Pëllumbit do të zhdukej dhe nuk do ta kishim gjetur dot”, u shpreh babai.

Trupi i pajetë i 28­ vjeçarit prej 10 ditësh është mbajtur në frigoriferin e varrezave dhe do të varrosej pa emër, ndryshe nga ligji grek, i cili parashikon mbajtjen e kufomave të paidentifikuara për 1 muaj.

Trupi i pajetë, pas ekspertizës, i është dërguar familjes, e cila paraditen e sotme do të përcjellë për në banesën e fundit djalin e saj. Asnjë send personal nuk u është kthyer pas familjarëve të tij.

Familja Marnikollaj pret që të përfundojë sipas zakoneve ceremoninë mortore për të nisur një betejë ligjore në kërkim të drejtësisë për djalin e tyre të vdekur në rrethana krejtësisht të paqarta. Ata thonë se nga dëshmitë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur pas datës 3 gusht, janë të bindur se djali i tyre është vrarë, pasi nuk kishte asnjë arsye apo motiv që të kryente vetëvrasje.

PANORAMA

Etiketa: FAMILJARETkallezimpolicia grekeVDEKJA E SHQIPTARIT


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Bllokohet mbikalimi i Shkozetit, makinat në radhë në mes të vapës 

Bllokohet mbikalimi i Shkozetit, makinat në radhë në mes të vapës 

Krimi i dyfishtë/ Autori u vetëvra me plumb në gojë. Kishte lënë tri letra

Krimi i dyfishtë/ Autori u vetëvra me plumb në gojë. Kishte lënë tri letra

Prodhohet portofoli me çip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Prodhohet portofoli me çip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}