Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e presidentit Raisi, pesë ditë zie në Iran

2024/05/20 at 4:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket helikopteri ku udhëtonte presidenti Raisi, Irani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi, mbështetës i linjës së ashpër dhe i konsideruar si pasues i mundshëm i liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei u vra në një aksident ajror në moshën 63 vjeçare.

Helikopteri me të cilin po udhëtonte, së bashku me 8 persona të tjerë përfshirë edhe ministrin e jashtëm Hosein Amirabdollahian u rrëzua në një zonë të thellë malore, pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Një operacion i vështirë kërkimi u zhvillua përgjatë natës, pas njoftimit se mjeti fluturues kishte bërë ulje të vrazhdë, si u tha, mes mjegullës së dendur. Helikopteri, një prodhim amerikan, BELL 212, u zbulua në orët e para të së hënës kur edhe u konfirmua vdekja e presidentit dhe të gjithë pasagjerëve të tjerë.

U lokalizuan po ashtu edhe trupat të cilat u transportuan drejt qytetit të Tabriz. Ajatollahu Khamenei, shpalli 5 ditë zije kombëtare ndërsa të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike do të pezullohen për 7 ditë.

“Në emër të Zotit. Vijmë prej tij, dhe tek Ai do të kthehemi… Me hidhërim të thellë mora lajmin e hidhur për martirizimin e presidentit popullor dhe shoqëruesve të tij të shtrenjtë. Ai ishte njeri fisnik që si para ashtu edhe gjatë presidencës së shkurtër, nuk rreshti së përpjekuri në mbrojtje të popullit të tij, vendit dhe Islamit”, u shpreh Khamenei.

Lideri suprem Ajatollahu Ali Khamenei, i cili ka pushtetin kryesor, u përpoq më herët të siguronte iranianët se nuk do të kishte ndërprerje të punëve shtetërore.  Ai u kërkoi qytetarëve të luten për presidentin, dhe të gjitha televizionet në vend ndalën programin e rregullt për të shfaqur lutjet që po mbaheshin rreth vendit.

Sipas ligjit Iranian, zëvendës presidenti Mohammad Mokhber do të marrë pushtetin pas vdekjes së presidentit. Më pas një këshill i përbërë nga kryetari i parlamentit, kreu i gjyqësorit dhe zëvendës presidenti duhet të organizojnë zgjedhjet për presidentin e ri, brenda 50 ditëve.

Ali Bagheri Kani, i cili drejtonte delegacionet iraniane në bisedimet me SHBA për çështjet bërthamore u emërua ministër i jashtëm në detyrë, saka zëvendës presidenti që merr detyrat Raisit, thirri një takim të jashtëzakonshëm të kabinetit gjatë së hënës.

Ju sugjerojmë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

4 Korrik, 2025 11:41 am
Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

4 Korrik, 2025 11:31 am
Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
Aktualitet

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

4 Korrik, 2025 11:27 am
(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Para
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Rrëmbyen dhe dhunuan një 20-vjeçar në sheshin "Skënderbej", policia arreston tre shtetas

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti

Vdekja e Raisit, drejtuesja e muxhahedinëve pret revolta në Iran

Vdekja e Raisit, drejtuesja e muxhahedinëve pret revolta në Iran

TE FUNDIT

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…

Atentati ndaj Arjan Ndojës/Alibej:Do ta ekzekutonin me snajper, Plarent Dervishaj…
4 Korrik, 2025

Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë që ka zbardhur një sërë krimesh për dosjen “Plumbi i Artë” ka nisur të dëshmojë...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…

Dita e Pavarësisë së SHBA/Ambasada amerikane uron me fjalët e Trump: Me një fletë…
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Me rastin e 4 Korrikut, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një...

Lexo më shumë

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista

Ndryshimet në Polici/ Gara për kreun në 5 komisariate në vend, zbardhet lista
4 Korrik, 2025

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në pesë vende vakante në të gjithë...

Lexo më shumë

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
4 Korrik, 2025

Shpërthim në një pikë karburanti në lindje të Romës. Siç raportojnë mediat italiane, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 21...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com