Aktualitet

Vdekja e Nishanit, Meta: Personalitet me vlera, do kujtohet përherë me respekt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 28/05/22 |
Opi Nion

Presidenti, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes, ndër të tjera Meta thekson se kontributi i Nishanit për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet me respekt.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar!”-shkruan Meta./Opinion.al

Pas