Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit,Rama-opozitës:Thonë policia e vrau,duan të nxjerrin njerëzit rrugëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku 32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit numër 3.

Nga Elbasani ku po zhvillon një aktivitet në kuadër të turit në Bashkitë e vendit, Rama iu përgjigj akuzave të opozitës të cilët sipas tij thonë se e vrau policia për të nxjerrë njerëzit rrugëve.

Sipas Ramës në mënyrën më korrekte dhe serioze policia ka pezulluar efektivët që shoqëruan të riun dhe është ngarkuar agjencia e Mbikqyrjes Policore si dhe mjekësia ligjore për zbardhjen e ngjarjes.

“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte më serioze më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë. Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në rastin e të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit në rrugë”, tha Rama.

Pas