Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Lear Kurtit, KSHH: U veprua në kundërshtim me Kushtetutën, të nisin hetimet

2022/10/21 at 5:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vdekja e Lear Kurtit, KSHH: U veprua në kundërshtim me Kushtetutën, të nisin hetimet

Ka reaguar ditën e sotme Komiteti Shqiptar i Helsinkit për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pas shoqërimit nga uniformat blu.


Në një njoftim për shtyp, Komiteti tha se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas tyre, i riu pasi ka shfaqur problem shëndetësore duhet të ishte dërguar në spital dhe jo të shoqërohej në polici.

Ndër të tjera, Komiteti shton se shoqërimi i të riut nuk duhet të ishte bërë bazuar vetëm në dyshime.

Njoftimi i plotë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) duke marrë shkas nga të dhënat e medias të datës 20.10.2022 mbi 32 vjeçarin L.K, sipas të cilave rezultonte se ai ishte shoqëruar ne Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë), dhe në vijim ishte dërguar në Spitalin e Traumës ku ishte konstatuar vdekja e tij, vlerësoi të nevojshme që këto të dhëna të verifikohen në vend.

Në Komisariatin e Policisë nr. 3 (Tiranë) fillimisht u mor takim me Shefin dhe Zv/Shefin e Komisariatit dhe në përgjigje të pyetjeve të vëzhguesve të KSHH-së, ata pretenduan se në datën 19 Tetor 2022 rreth orës 23:10 është evidentuar një qytetar (është fjala për L.K) i cili i është shmangur patrullës së Policisë, duke kryer veprime të dyshimta. Për këtë ai është pyetur nga policët e patrullës nëse është banor i lagjes dhe nëse kishte dokumente identifikimi, por përgjigjet e tij kanë qenë negative. Në ndjekje, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative, përforcime, të ardhura nëpërmjet patrullës nr. 2), në orën 23:13.

Prej momentit të ndalimit, pasi është kapur në ndjekje, në orën 23:27 patrulla 2) ka njoftuar sallën operative mbi shoqërimin e këtij shtetasi në ambientet e Komisariatit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Pas 7 minutave, në orën 23:34, patrulla 1) i ka kërkuar sallës operative ambulancë pranë Alpinit, pasi personi i shoqëruar ka deklaruar që nuk ndihet mirë.

Grupi i monitorimit të KSHH-së kërkoi të njihej me regjistrat ku duhet të pasqyrohen rastet e shoqërimit. Nën argumentimin se dokumentacioni është sekuestruar nga ana e punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vëzhguesve të KShH-së nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt tjetër ligjor përveç Regjistrit të Evidentimit të të Dhënave për Personat e Shoqëruar, Regjistrin e Hyrje-Daljeve dhe Librin e Dinamikës. Gjatë kqyrjes së dokumentacionit të sipër përmendur, rezultoi i munguar dokumentimi i të dhënave dhe gjeneraliteteve të shtetasit L.K, për kohën hyrjes dhe qëndrimit të tij tij në Komisariat, cilësinë dhe shkaqet ligjore të kufizimit të tij të lirisë.

Sipas përfaqësuesve të Komisariatit, mos regjistrimi në rastin e shtetasit L.K., ka ardhur si pasojë e gjendjes jo të mirë të personit “të shoqëruar”. Megjithë këtë, KSHH mendon se në këtë rast do të duhej të mbahej një procesverbal ku të pasqyroheshin këto rrethana. Aq më tepër, kjo në situatën kur vëzhguesit e KShH-së kanë qenë në ambientet e këtij Komisariati afro 14 orë pasi ngjarja kishte ndodhur.

Gjithashtu, duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime. Sipas dispozitës së cituar, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pikat ‘c’, ‘ç’ dhe ‘dh’).

KSHH e sheh të nevojshme të përmendë se në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë, që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit.

Nga të dhënat e verifikuara nga Raporti i shërbimit, i hartuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka rezultuar se gjendja jo e mirë shëndetësore e shtetasit L.K. është konstatuar nga forcat e rendit në orën 23:34. Duke patur parasysh sa më sipër, punonjësit e Policisë do të duhej të zbatonin në mënyrë strikte nenin 17 pika “a” dhe nenit 89 pika “c” të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, duke transportuar menjëherë dhe në mënyrë urgjente shtetasin L.K. në spital, dhe jo ta çonin në ambientet e Komisariatit.

Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla është organi i Prokurorisë që duhet të hetojë më tej për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga forcat e policisë, shkakun e vdekjes së viktimës dhe nëse kjo ngjarje mund të parandalohej, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin.

Kurdo që një i ndaluar vdes në rrethana të dyshimta, neni 2 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut i kërkon autoriteteve të kryejnë një hetim të pavarur dhe të paanshëm zyrtar, i cili përmbush standarde minimale të caktuara për efikasitetin (shih Trubnikov kundër Rusisë, nr. 49790/99, §§ 87-88, 5 korrik 2005).

Duke marrë shkas nga pretendimet e familjarëve të viktimës L.K në media, KShH dëshiron të sjellë në vëmendje të organit të prokurorisë, standartin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili është përmendur edhe në çështjen Fatos Prizren kundër Shqipërisë. Sipas tij, në të gjitha rastet, i afërmi i viktimës duhet të përfshihet në procedurë në masën e nevojshme për të mbrojtur interesat e tij/saj legjitimë (shih Mustafayev kundër Azerbajxhanit, nr. 47095/09, § 72, 4 maj 2017). Gjykata, në shumë raste, ka theksuar se përfshirja e të afërmit në këto procedura shërben për të garantuar llogaridhënien publike të autoriteteve dhe kontrollin publik të veprimeve të tyre gjatë hetimit. Kjo e drejtë kërkon që procedura e ndjekur nga organet e pavarura (sikurse është në fakt në rastin konkret prokuroria), të garantojë mbrojtjen e nevojshme të interesit të tyre, i cili mund të jetë në konflikt të drejtpërdrejtë me interesin e policisë ose forcave të sigurisë të përfshirë në ngjarje (shih Anusca kundër Moldavisë, inr. 24034/07, § 44, 18 maj 2010).

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 216 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

20 qytetarë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

“Patronazhistët, terroristë të kuq”,Berisha: Rama ka nisur të manipulojë zgjedhjet

“Patronazhistët, terroristë të kuq”,Berisha: Rama ka nisur të manipulojë zgjedhjet

Berisha tregon se kur do të vendosë për datën e protestës

Berisha tregon se kur do të vendosë për datën e protestës
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com