Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit/Berisha: Çuçi dhe Veliu të dorëhiqen, bashkohuni në protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 21/10/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe të kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, Ardi Veliu, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku 32-vjeçari Laer Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia.

Berisha në konferencën për mediat, ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën e të rinjve sot para Ministrisë së Brendshme.

“Pra kemi të bëjmë me një skenar, me të cilin e vranë për së dyti Lear Kurtin. Një i ri normal, një i ri për të cilin shokët e tij kishin vetëm fjalët më të mira. I rritur me sakrifica të mëdha nga familja e tij. Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim. Ky është morali i Edi Ramës, ndaj ai ka një përzgjedhje të preferuar me njerëzit që sillen në këtë mënyrë. Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera familjes së Lear Kurtit, miqve dhe familjarëve të tij. Të rinjtë kanë lënë një protestë. Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen në protestë. Sepse pritet kush do jetë i riu i radhës që do ekzekutohet nga policët e droguar, ose që do humbasë jetën nga keqtrajtimet brutale”-tha Berisha.

Pas