Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Lear Kurtit/ Avokati i Popullit: Kemi ngritur ekip për hetimin e ngjarjes

2022/10/24 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ “O noku po më mbysin”, miku i Lear Kurtit tregon gjithçka: Dha frymë në komisariat

Pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti mbrëmjen e 19 tetorit ka reaguar dhe Institucioni i Avokatit të Popullit.


Në njoftimin e tyre, bëhet me dije se është ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen. Mësohet se ekipi ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.

Po ashtu, avokati i popullit u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa thotë se duhet të ketë  zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

Njoftimi i plotë

Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur nga raportimet në media në lidhje me vdekjen e një shtetasi 32 vjeçar pas ndalimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas raportimeve, autoritetet kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 qytetarin L.K. të moshës 32 vjeç, pasi ai nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u identifikuar. Pasi është kapur, qytetari është dërguar në mjediset e Komisariatit nr.3 në kryeqytet por sipas pretendimeve të Policisë, ai ka paraqitur probleme shëndetësore e është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.

Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka këqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.

Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese. Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen.

Avokati i Popullit në vijimësi ka kërkuar zbatimin rigoroz të të drejtave të qytetarëve por edhe detyrimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me shkakun e shoqërimit dhe trajtimin e të shoqëruarve apo të ndaluarve.

Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete.

Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

 



Ju sugjerojmë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Arrestohet në Kukës maqedonasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Përdhunoi të miturën, policia arreston 19-vjeçarin

Ndërtimet pa leje/ Caktohen masat e sigurisë për ish-zyrtarë të IMT dhe efektivë policie

Ndërtimet pa leje/ Caktohen masat e sigurisë për ish-zyrtarë të IMT dhe efektivë policie

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarja më e madhe ndërkombëtare

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarja më e madhe ndërkombëtare
















TE FUNDIT

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Konkretisht, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
29 Qershor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
29 Qershor, 2025

Dashi Energjitë sot favorizojnë introspeksionin. Jeni duke ndjerë presion për të arritur më shumë, por mos u ngutni. Marrëdhëniet personale...

Lexo më shumë

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com