Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Lalos tek Infektivi, Meta krah motrave:Skandalet duhet të hetohen

2021/02/18 at 6:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Të parët në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e qytetarit Rifat Lalo në Spitalin Covid 1 nga koronavirusi.

Në një shkrim të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Meta e konsideron një ngjarje tronditëse teksa e ka cilësuar rastin si të braktisur dhe pa marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas Presidentit organet ligjzbatuese duhet të nisnin hetimet pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO.

“Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.”– shkruan Presidenti Meta.

Ndërkaq, Meta shprehet se sjellje të tilla do të dënohen rëndë nga një referendum historik  në 25 prill.

Reagim i plotë:

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre.

Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik.

Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.

Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë.

Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur.

Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie.

Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date./Opinion.al

Etiketa: covidinfektivmetamotra denoncimRifat Lalo

Ju sugjerojmë

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

4 Dhjetor, 2025 6:33 pm
Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Bota

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

4 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

4 Dhjetor, 2025 5:18 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë
Kryesore

Tabaku përplaset me Malajn për “Paqen Fiskale”, ministri: Gënjeni me zë e figurë

4 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes
Kryesore

Gjykimi në Hagë, Specialja për Hashim Thaçin: Ekziston rreziku i arratisjes

4 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
COVID-19/ Kur mund të arrihet imuniteti i tufës?

COVID-19/ Kur mund të arrihet imuniteti i tufës?

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë, por së pari drejtësi e punësim

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë, por së pari drejtësi e punësim

Vaksina anti-COVID, Rama niset drejt SHBA: S’do lëmë gur pa luajtur

Dëbora bllokoi rrugët, Rama: Kapacitetet janë rritur ndjeshëm

TE FUNDIT

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
4 Dhjetor, 2025

Kina do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Gazë...

Lexo më shumë

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
4 Dhjetor, 2025

Vladimir Putin mbërriti në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara samitit vjetor Rusi–Indi....

Lexo më shumë

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
4 Dhjetor, 2025

Tirana Bank është vlerësuar me titullin prestigjioz “Banka e Vitit 2025 në Shqipëri” nga The Banker, një nga publikimet më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
4 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin  tha se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit  me forcë, nëse forcat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com