Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.
Më tej, ai vlerëson kontributin e Nishanit në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan Blinken./Opinion.al