Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e gruas së futbollistit, dëshmon nëna: Mjekët e neglizhuan

2016/03/01 at 10:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e gruas së futbollistit, dëshmon nëna: Mjekët e neglizhuan

­ Hamide Haka dëshmoi dje në gjykatë për vdekjen e vajzës së saj 25 vjeçare, Dorjana Haka, e cila humbi jetën pak ditë pasi lindi një fëmijë me operacion. Dëshmitarja ishte dje në gjykatë në procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të vënë në përgjegjësi penale për këtë ngjarje. E ndjera, bashkëshorte e futbollistit të “Partizanit”, Alban Hoxha, humbi jetën në nëntor të vitit 2014, pasi lindi fëmijën.

Në një gjendje tejet të rënduar emocionale, gruaja e veshur me të zeza rrëfeu për ditët kur humbi vajzën e saj. Herë pas here kryesuesi i seancës, gjyqtari Altin Abdiu, i sugjeroi dëshmitares të pushonte nëse nuk ishte në gjendje fizike të pamundur për të vijuar dhënien e dëshmisë. Hamide Haka tha se vajza e saj kishte qëndruar vetëm një ditë në maternitet para operacionit dhe asaj i ishte bërë vetëm një konsultë.

Ajo tha se kishte parë dosjen klinike të vajzës së saj që përbëhej vetëm nga dy faqe dhe hodhi akuza për stafin mjekësor se e kanë mbushur pas vdekjes së vajzës së saj. Të pandehurit e kësaj dosjeje, kirurgu P.Rexhepi dhe anestezistja E.Burba akuzohen nga prokuroria për “mjekim të pakujdesshëm”.

Sipas Prokurorisë, vdekja e nënës së re ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.

DESHMIA E NENES

Dëshmitarja Hamide Haka tha se vajza e saj gjatë shtatzënisë kishte ndjekur konsultat mjekësore në një klinike private në kryeqytet, por për operacionin e lindjes ishte zgjedhur materniteti “Koço Gliozheni”. “Vendimi për t’u operuar te ‘Koço Gliozheni’ ishte i Albanit dhe i Dorjanës. Shkuan atje për më tepër siguri, pasi Albani njihte Elonën. Dorjana shkoi një ditë para operacionit në maternitet. Të nesërmen u operua”, tha dëshmitarja. Pyetjes së prokurorit nëse para hyrjes në operacion u ishte kërkuar ndonjë gjë, dëshmitarja iu përgjigj negativisht.

“Vajza shkoi me dosjen e analizave të klinikës private me vete. Para hyrjes në operacion, neve nuk na kanë kërkuar asnjë gjë. Informacion në lidhje me analizat më kanë kërkuar kur vajza kaloi te neurokirurgjia”, u shpreh dëshmitarja. Sipas saj, pas operacionit të lindjes stafi mjekësor i kishte thënë se gjithçka kishte shkuar mirë. “Më telefonoi vjehrra e saj dhe më tha që Dorit i dhemb koka. Unë kisha shkuar në shtëpi vetëm për të pushuar pak. Kur shkova në spital e gjeta vajzën në reanimacion”, vijoi Haka.

Dëshmitarja tha se dosja mjekësore e klinikës private për ndjekjen e shtatzënisë së vajzës së saj i ishte kërkuar nga e pandehura disa ditë pas operacionit. Dori ditën që shkoi për konsultë, shkoi me dosjen.

Ditën që u fut në operacion, dosja ishte në shtëpinë e Albanit. Shkoi vajza tjetër që e mori dhe ia dha Elonës kur ajo e kërkoi”, tha dëshmitarja. Sipas dëshmitares, pas vdekjes së vajzës së saj nuk kishte pasur ndonjë kërkesë për kryerje autopsie. Pas një ndërprerjeje pakminutëshe, dëshmitarja shtoi dhe një deklaratë të fundit.

“Isha te spitali dhe kam parë kartelën e vajzës. Kishte vetëm dy fletë. Fatkeqësia ime që s’e mora atë ditë. E kanë mbushur dhe kanë bërë çfarë kanë dashur pastaj me dosjen e vajzës”, tha dëshmitarja. Po dje gjykata dëgjoi dëshmitaren Mine Losha, mami që bën pranimet e pacientëve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Para gjykatës, Losha tha se në rastin e të ndjerës Haka është zbatuar me rigorozitet procedura e shtrimit. /Panorama

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

WhatsApp me lajme të reja

WhatsApp lë në baltë miliona përdorues, ja telefonat që nuk do ta kenë më aplikacionin e komunikimit

Pasul

Qajtore

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com