Një foshnje vetëm 4 ditëve ndërroi jetë në Pogradec. Foshnja shfaqi komplikacione në shtëpi pasi kishte lënë maternitetin. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por prindërit kanë fajësuar mjekët, ndaj edhe kanë nisur hetimet për këtë rast.
Lexo këtu: http://opinion.al/vdekja-e-foshnjes-ne-maternitet-policia-jep-detaje-per-ngjarjen/
Por kjo ngjarje rëndë na sjell edhe një herë në vemendje kushtet skandaloze të maternitetit të Pogradecit. Mjekë e pacientë kanë denoncuar disa herë në media me foto e video kushtet krejt të papërshtashme, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë asnjë masë për rikonstruksionin e këtij spitali.