Bota

Vdekja e Floyd, Mineapolisi i ndalon policisë kapjen nga fyti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 06/06/20 |
Opi Nion

Qyteti i Mineapolisit, në shtetin e Minesotës ra dakord të premten që të ndalojë përdorimin nga policia të kapjes nga fyti, pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq ndërsa ishte i ndaluar nga policia, duke shkaktuar protesta që vazhdojnë prej dy javësh në gjithë Amerikën.

Negociatorët e bashkisë ranë dakord me shtetit e Minesotës që ta ndalojnë një taktikë të tillë dhe që t’i kërkojnë policisë të ndërhyjë dhe të raportojë çdo përdorim të paautorizuar force nga oficerë të tjerë.

Këshilli Bashkiak i qytetit e miratoi njëzëri marrëveshjen, pasi Departamenti i të Drejtave të Njeriut i Minesotës filloi një hetim për të drejtat civile këtë javë në përgjigje të vdekjes së George Floyd-it.

Floyd vdiq më 25 maj, pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për mbi tetë minuta, ndërsa Floyd thoshte se nuk merrte dot frymë, e fundit në një sërë vdekjesh afrikano-amerikanësh në konfrontime ose pas konfrontimit me policinë./ VOA

Pas