Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e fëmijëve nga armët vazhdon të rritet në SHBA

2023/05/23 at 5:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e fëmijëve nga armët vazhdon të rritet në SHBA

Në gjysmën e parë të këtij viti janë vrarë në episode dhune me armë mbi 670 adoleshentë dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të mbledhura nga organizata Arkivi për Dhunën me Armë.


Siç njofton zëri i Amerikës në kryeqytetin Uashington, një nënë, ish-ushtarake po punon me komunitetet për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

Jawanna Hardy është veterane e ushtrisë, nënë dhe banore në kryeqytetin Uashington.

Ajo thotë se ka përjetuar rritjen e vdekjeve nga armët në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 2018 vendosi të krijojë grupin “Guns Down Friday”, për t’iu përkushtuar uljes së dhunës me armë.

“Rrugët e Uashingtonit ishin më keq se një zonë lufte dhe doja t’i ndryshoja gjërat. Është e frikshme të mësosh fëmijët që t’u qëndrojnë larg disa njerëzve, se çfarë të bëjnë, gjithçka që iu duhet për të mbrojtur veten. Por, me vrasjet në masë, çfarë mund të bësh?”, thotë ajo.

Çdo të premte, zonja Hardy shkon në lagjet e Uashingtonit, që kanë nivelin më të lartë të incidenteve me armë, takohet me fëmijët dhe familjet për të gjetur mënyra për të ulur dhunën nga armët dhe për t’i ndihmuar banorët.

Organizata e saj ofron mbështetje dhe programe për familjarët e të rinjve të vrarë.

Zonja Hardy thotë se organizata e saj punon edhe me autoritetet e qytetit për gjëra të tjera, si p.sh. për të vendosur drita në rrugët më të errëta të lagjeve.

“Në një nga lagjet që shkonim, vumë re se persona të armatosur dilnin nga zonat në errësirë, të mbushura me shkurre. I pyetëm fëmijët se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë fund dhunës me armë në komunitetin tuaj? Ata thanë se duhet të presim shkurret, që të mundemi të shikojmë se ç’ndodh. U bashkuam pra dhe bindëm këshillin e qytetit për t’i prerë këto ferra”, thotë zonja Hardy.

Vullnetari 13-vjeçar Makaya King-Brooks thotë se ka përjetuar vetë të shtënat.

“Isha shumë i vogël. I mbaja perdet ulur gjatë gjithë kohës në dhomën time. Kisha frikë t’i afrohesha ndonjë dritareje. Nuk doja të pastroja dhomën me fshesën me korrent pasi më dukej shumë e zhurmshme. Isha vërtet paranojak”, thotë Maciah.

13-vjeçari Rashaad Bates humbi një shok të mirë vite më parë nga dhuna me armë. Ai thotë se e ndihmon që takohet dhe flet me zonjën Hardy.

“Ndjehesha i zemëruar dhe i hidhëruar në të njëjtën kohë. Nëse emocionohem, zonja Hardy më gjendet gjithnjë pranë për të më ndihmuar”, thotë Rashaad.

Psikologët thonë se qoftë edhe leximi apo shikimi i lajmeve për dhunën me armë mund të ndikojë rëndë në shëndetin e fëmijës dhe mund të shkaktojë çrregullime emocionale, të gjumit, të oreksit dhe të përqëndrimit.

Edhe nëse kjo ndodh, familjet kanë mundësinë të ndalin shndërrimin e këtyre simptomave në probleme më serioze psikologjike, si ankthi apo depresioni.

“Nëse prindërit u flasin fëmijëve të tyre për gjërat që kanë ndodhur, kjo mund të ndihmojë shumë. Jeni duke parë një film së bashku dhe aty ka të shtëna. Kjo është një mundësi për ta angazhuar fëmijën, adoleshentin, me pyetjen se ‘Si do të ishte një situatë e tillë? Si do ta përballoje?’, thotë pediatri psikolog Daniel Marullo.

Sipas organizatës “Arkivi i Dhunës me Armë”, mbi 670 fëmijë dhe adoleshentë janë vrarë në Shtetet e Bashkuara gjatë gjysmës së parë të vitit 2023./VOA

Etiketa: ARMEbotefemijeshba


Ju sugjerojmë

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

24 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

24 Qershor, 2026 8:17 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
Para
Traditë/ Prindërit norvegjezë i vendosin fëmijët për të fjetur jashtë në të ftohtë

Traditë/ Prindërit norvegjezë i vendosin fëmijët për të fjetur jashtë në të ftohtë

Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse

Çekia nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund varësisë nga nafta ruse

Inteligjenca Artificiale krijon foton e një sulmi në Pentagon, bien aksionet në bursa

Inteligjenca Artificiale krijon foton e një sulmi në Pentagon, bien aksionet në bursa
















TE FUNDIT

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
24 Qershor, 2026

Teksa protesta kundër qeverisë hyri dje në ditën e saj të 24-t, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku janë përfshirë një kamion dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
24 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Qershor, 2026

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}