Kronikë

Vdekja e familjes nga Kosova në Durrës, procedohen penalisht dy mjekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 09/05/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një familje nga Gjilani i Kosovës ditën e djeshme në Durrës, ku kanë humbur jetën tragjikisht.

Tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze janë helmuar në Shqipëri nga ushqimi.

Lidhur me ngjarjen dy mjekë të qendrës shëndetësore në Manëz të Durrësit janë proceduar penalisht. Sipas policisë, mjekët Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës akuzohen nga autoritetet për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Nga hetimet paraprake  dyshohet se Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Të tre shkuan në qendrën shëndetësore të Manzës dhe u mjekuan për helmim, por më pas gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua dhe brenda pak orësh humbën jetën./Opinion.al

Pas