Aktualitet

Vdekja e dy ushtarakëve shqiptarë, reagon Sekretari amerikan i Mbrojtjes


               Publikuar në : 20:13 - 15/05/19 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar mesazhin e tij ngushëllues ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për humbjen e jetës së dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Shanahan shkruan në mesazhin e tij se; “pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë”.

Po ashtu, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka ngushëlluar edhe familjet Hasanaj dhe Tanushi, ndërsa  uron shërim të shpejtë Rreshter Kapajn./ Opinion.al E.Xh

Pas