Tre javë pas vdekjes tragjike të 17 vjeccarit Ardit Gjoklaj në landifillin e Sharrës është liruar nga burgu Besnik Braha, përgjegjësi i firmës 3R. Ai është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit e cila vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkaq pronari i kompanisë, Edurim Teqja, ende nuk është arrestuar edhe pse ka një urdhër arresti nga prokuroria për të.