Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 54 vjeçarit, reagon policia: Ja si qëndron e vërteta!

2016/09/18 at 11:28 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e 54 vjeçarit, reagon policia: Ja si qëndron e vërteta!

Policia ka reaguar në lidhje me vdekjen e 54-vjeçarit Fadil Hoxha në QSUT pas probleme me zemrën, dhe akuzave të familjarëve të tij se blutë nuk lejuan që t’i jepnin medikamente gjatë kohës që qëndrimit të tij në qelitë e komisariatit të Lushnjës.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, Hoxha ka deklaruar se vuante nga tensioni dhe për këtë problem ka marrë ilaçe edhe gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit. Të njëjtat burime theksuan se Hoxha është arrestuar të shtunën pasdite me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Behet e ditur se të dielën, Hoxha është ankuar për dhimbje në gjoks dhe pas kontrollit mjekësor, ku u konstatua se kishte probleme të rënda kardiake. Për këtë arsye, ai është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka ndërruar jetë rreth orës 18:10.

NJOFTIMI I POLICISE LUSHNJE
Më datën 17.09.2016, ora 17:50 u arrestua në flagrancë shtetasi Fadil Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Grabian, Divjakë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim. Ky shtetas u arrestua pasi rreth orës 13:35 është kapur në flagrancë për vjedhje. Shtetasi Fadil Hoxha ndodhej në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lushnje. Më datën 18.09.2016, rreth orës 11:30, shtetasi Fadil Hoxha ka patur dhimbje të forta në gjoks dhe menjëherë është njoftuar dhe ka ardhur ekipi mjekësor i urgjencës së Spitalit Lushnjë ku pas vizitës ai është shoqëruar për në spital ku është ekzaminuar nga mjeku kardiolog.

Nga mjekët e spitalit Lushnje është konstatuar se ky shtetas kishte probleme të rënda kardiake dhe është nisur me urgjencë për në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por me gjithë ndërhyrjet e bëra nga mjekët, në orën 18:10 ky shtetas ka ndërruar jetë në këtë spital. Për këtë ngjarje është vënë në dijeni Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe janë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor për të kryer veprimet. Sqarojmë se ky shtetas ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marrë rregullisht. Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta familjarët janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit qè ti sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15 shtetasi i arrestuar.

Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull. Theksojmë se mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka asistuar rastin nga momenti i shoqërimit në dhomat e paraburgimit e deri në QSUT. Familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetësor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjëherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës.

Etiketa: 54 vjecarpolicivdekje

Ju sugjerojmë

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
Aktualitet

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

20 Korrik, 2025 2:43 pm
Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri
Aktualitet

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri

20 Korrik, 2025 2:29 pm
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

Gaza në gjak, vriten pranë qendrave të ndihmës 39 persona

20 Korrik, 2025 2:17 pm
“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
Aktualitet

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

20 Korrik, 2025 1:40 pm
Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
Aktualitet

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

20 Korrik, 2025 1:27 pm
Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
Aktualitet

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

20 Korrik, 2025 1:10 pm
Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
Aktualitet

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

20 Korrik, 2025 12:46 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

Trafik droge e pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kiminal..

20 Korrik, 2025 12:21 pm
Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…
Aktualitet

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

20 Korrik, 2025 11:57 am
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 32 vatra në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

20 Korrik, 2025 11:30 am
Para
Befason Buffon, ja çfarë thotë për Interin

Befason Buffon, ja çfarë thotë për Interin

NASA ndryshon shenjat e horoskopit, bëhen 13. Zbuloni shenjën tuaj të re

Horoskopi, 19 shtator

Dëshmia e mjekëve: Diagnoza nuk u përcaktua as nga dy spitalet e tjera

Dëshmia e mjekëve: Diagnoza nuk u përcaktua as nga dy spitalet e tjera

TE FUNDIT

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
20 Korrik, 2025

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë...

Lexo më shumë

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri
20 Korrik, 2025

Vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në bregdet dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve...

Lexo më shumë

Gaza në gjak, vriten pranë qendrave të ndihmës 39 persona

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
20 Korrik, 2025

Nga të shtënat e ushtrisë izraelite, të paktën 39 persona janë në Gaza, orët e para të mëngjesit të sotëm....

Lexo më shumë

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
20 Korrik, 2025

Siç njofton edhe Policia, drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika, është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com