Aktualitet

Vdekja e 34-vjeçarit në llixha, dëshmitarët: Dëgjuam të bërtiturat dhe dolëm jashtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 16/09/22 |
Opi Nion

Qytetarët që ndodheshin në hotelin në Elbasan kanë rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në llixha, ku humbi jetën 34-vjeçari Alban Pashollari.

Një prej dëshmitarëve thotë se dëgjuan britma dhe pasi u ngritën panë të riun në gjendje asfiksie.

Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhën mjekët. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t’i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, ka thënë një nga dëshmitarët në një deklaratë për mediat.

Sipas policisë i riu, banues në Tiranë, humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Pas