Mbrëmjen e sotme qytetarët kanë dalë në protestë para ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë.
Qytetarët kanë hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit,duke thënë se po vret të rinjtë shqiptarë.
Gjithashtu qytetarët në thirrjet “Polici e krimit”, kanë bërë thirrje për bashkim të qytetarëve, dhe të kundërshtojnë dhunën policore.
“Jetën na e ka dhënë Zoti, kjo polici e shteti po na e merr çdo ditë,. Kur na vret policia kë duhet të thërrasim. Na jep dot kush këtë përgjigje. Ne duhet të thërrasim popullin. T’i dalim përballë, atij. Janë politikat e shtetit shqiptar që po vrasin të rinjtë tanë,. Jemi këtu të kërkojmë llogari, vëllai i dikujt u vra padrejtësisht. Policisë i ngelen djemtë e Shqipërisë në dorë. I ngelën djemtë e një nënë në dore. Vranë Ardit Gjoklen, u vra i riu në Kavajë. Vranë Jonadën me një skaf që i kalonte 50 mijë euro” tha një tjetër qytetar, duke shtuar: “Përbaltën viktimën. Pyetje për Çuçin e policët? Më tregoni Kodin e Transparencës që zbardhet çështje e Leartit. E keni detyrim,. Autopsia është dhënë 2 orë pas vdekje. me rregull duhet 12 orë. jepni dorëheqjen. po shkelin çdo ligj, po mbrojnë uniformat e përbaltura me gjakun e të rinjve shqiptarë. Nuk do të dorëzohemi. Ju jeni vrasës!”,-është shprehur një qytetar./Opinion.al