Aktualitet

Vdekja e 32-vjeçarit/ PL kërkon dorëheqjen e Çuçit, thirrje të rinjve për protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 20/10/22 |
Opi Nion

Partia e Lirisë ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti mbrëmjen e djeshme.

Përmes një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve. Sipas Blushit kjo nuk do të jetë ngjarja e fundit për sa kohë, PS është në pushtet, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të ngrihen në protestë.

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Lear Kurti, dënojmë me ashpërsi aktin kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë të Policisë së Shtetit, që po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë dhe në ambientet e Komisariateve, si Klodian Rasha dhe Ilvi Meta. Humbja e një jete në një moshë kaq të re është jo vetëm një tragjedi familjare por trondit thellë besimin e të gjithë qytetarëve tek organet ligjzbatuese, misioni i të cilave është pikërisht mbrojtja e jetës, rendit dhe sigurisë publike. Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme! Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: “Pa krim nuk ka zhvillim. Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, tha Blushi./Opinion.al

Pas