Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, daja: Djali kishte një shenjë në grykë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 07/01/22 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotmë në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën, daja i të miturit ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai është shprehur se e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se fëmija ishte në gjendje të rëndë, por kur kishte mbërritur në spital mjeku i kishte njoftuar se i mituri kishte mbërritur pa shenja jete.

Ndër të tjera ai thotë se fëmija ka patur një shenje në grykë dhe për këtë kërkon drejtësi.

“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja.

Pas