Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 27-vjeçarit/ Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan

2025/07/10 at 11:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita, pas rastit të raportuar më herët gjatë javës në këtë komunë, në të cilin ka vdekur 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

“Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, ka thënë shkurt Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Familja ka deklaruar se është e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, tha se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren./REL

Ju sugjerojmë

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 6:35 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut
Bota

Tarifat amerikane godasin fermerët e bardhë të Afrikës së Jugut

10 Korrik, 2025 6:02 pm
Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll
Sport

Musiala pas dëmtimit të rëndë:Nuk fajësoj askënd, janë situata që ndodhin në futboll

10 Korrik, 2025 6:01 pm
Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja

10 Korrik, 2025 5:47 pm
Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s
Sport

Shqipëria humb dy pozicione në renditjen e FIFA-s

10 Korrik, 2025 5:45 pm
Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani
Bota

Ligjvënësit: Britania përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani

10 Korrik, 2025 5:42 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
Para
Vlora, destinacion i preferuar për turistët

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”/DHAT për problematikat e sezonit turistik

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

TE FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
10 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës...

Lexo më shumë

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
10 Korrik, 2025

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka...

Lexo më shumë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
10 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni...

Lexo më shumë

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
10 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com